Search
Gazeta Ekonomia, 20 shtetet më të rrezikshme në botë për turistë, Republika Demokratike e Kongos, Tailanda, Xhamajka, Afrika e Jugut, Guatemala, Çad, Bangladesh, Mali, Liban, Filipine, Ukrainë, Honduras, Kenia, Egjipt, Venezuela, Nigeri, Pakistan, El Salvador, Jemen, Kolumbi

20 shtetet më të rrezikshme në botë për turistë

Disa vende janë më të përshtatshme për turistët sesa të tjerët.

Forumi Ekonomik Botëror (WEF), në raportin e saj të fundit ‘Konkurrueshmëria e udhëtimit dhe turizmit‘, ka analizuar gjendjen e këtyre sektorëve në 136 vende të botës.

Si pjesë e raportit, WEF rendit sigurinë e këtyre vendeve. Për të arritur këtë renditje, Forumi ‘mat masën në të cilën një vend i ekspozon turistët dhe bizneset ndaj rreziqeve të sigurisë që lidhen kryesisht me dhunën serioze dhe terrorizmin’. Renditja nuk merr parasysh krimin e vogël.

Kjo është lista e 20 vendeve më të rrezikshmërinë më të lartë të prezantuar në raport.

20. Republika Demokratike e Kongos

Forcat e armatosura kongoleze si dhe bandat e tjera të armatosura, janë aktive në shumë pjesë të vendit dhe ato janë mjaft të dhunshme. Për shkak se ushtria kongoleze vepron në të gjithë vendin, turistët duhet të shoqërohen me automjete të blinduara dhe helikopterë sulmues të ushtrisë.

19. Tailanda

Provincat Yala, Pattani, Narathiëat dhe Songkhla – janë në jug të Tajlandës – konsiderohen si vendet më të rrezikshme në Tailandë. Në 13 vitet e fundit, më shumë se 6,500 vrasje kanë ndodhur në këto zona për shkak të dhunës.

18. Xhamajka

Për deri sa nuk ka këshilltar udhëtimi për Xhamajka, krimi i dhunshëm dhe të shtënat me armë janë ende të përhapura në disa pjesë të vendit, si Kingston dhe Gjiri Montego. Edhe turistët mund të preken nga këto.

17. Afrika e Jugut

Shkalla e lartë e krimit në Afrikën e Jugut ka bërë që shumë vendas të punësojnë roje private të sigurisë për t’i mbrojtur ata. Përdhunimet dhe vrasjet ndodhin shpesh, veçanërisht në fshatrat dhe vendbanimet më të largëta.

16. Guatemala

Kufiri i Guatemalës me Meksikën është një nga pjesët më të rrezikshme të vendit për shkak të kontrabandës së shpeshtë të drogës dhe njeriut. Vitin e kaluar, vendi kishte shkallën e pestë më të lartë të vrasjeve në Amerikën Latine dhe në Karaibe. Grabitja e makinave, grabitja e armatosur dhe vjedhjet janë krimet e tjera më të zakonshme që ndodhin në këtë vend.

15. Çad

ISIS, Al Kaeda dhe Boko Haram janë të gjithë aktivë në Çad. Në të kaluarën, sulmet e këtyre grupeve nuk kanë sulmuar vetëm civilët dhe forcat e sigurisë, por edhe turistët. Kalimet kufitare, veçanërisht kufijtë e Çadit me Libinë dhe Sudanin, mund të jenë të rrezikshme për shkak të fushave të minuara.

14. Bangladesh

Përveç kërcënimit të sulmeve terroriste, gjithashtu moti ekstrem ndikon në Bangladesh, duke e vënë vendin në rrezik për shumë fatkeqësi natyrore. Kombi aziatik përjeton ciklonet tropikale, përmbytje dhe tërmete.

13. Mali

Rreziku për sulme terroriste është i lartë në kryeqytetin e vendit, Bamako, si dhe në pjesë të tjera të Malit Verior dhe Qendror. Hotelet dhe restorantet janë shpesh objektiva për këto sulme; në nëntor 2015, shumë njerëz u morën peng dhe u vranë në një hotel të kryeqytetit.

12. Liban

Për shkak se grupet e shumta ekstremiste janë aktive në Liban, sulmet me bomba ndodhin shpesh. Është gjithashtu tipike për protesta dhe mosmarrëveshje më të vogla mes fqinjëve apo familjeve që të përshkallëzohet dhuna, duke iu shkaktuar dëm të kalimtarëve.

11. Filipine

Përveç shtënave dhe zjarrit të fundit në një kasolle në Manila, rrëmbimet janë të zakonshme në të gjithë arkipelagun Sulu dhe në detin jugor Sulu. Të huajt/turistët shpesh janë objekt i këtyre rrëmbimeve.

10. Ukrainë

Lufta ndërmjet forcave të armatosura të Ukrainës dhe separatistëve të armatosur të mbështetur nga Rusia është e zakonshme në të dy rajonet lindore dhe juglindore të Ukrainës – më saktësisht në rajonet e Donetsk, Oblastit të Luhanskut dhe Krimesë. Civilët vazhdojnë të kapen në luftime.

9. Honduras

Hondurasi është shtëpia e një prej niveleve më të larta të vrasjeve në botë. Departamenti i Gracias a Dios është i rrënuar me krimin dhe trafikun e drogës dhe i mungon një prani e fortë policore ose ushtarake. Tegucigalpa, San Pedro Sula dhe La Ceiba janë zona të tjera të rrezikshme; 70 për qind e vrasjeve të shtetasve amerikanë në vend gjatë shtatë viteve të fundit kanë ndodhur në këto rrethe.

8. Kenia

Ndërsa shumë sulme terroriste ndodhin jashtë Nairobit, kërcënimi i terrorizmit është ende i lartë në qytet. Bombardimet me granata, si dhe vrasjet dhe goditjet janë forma të zakonshme të sulmeve.

7. Egjipt

ISIS dhe grupe të tjera ekstremiste paraqesin kërcënime serioze për vendet publike në të gjithë Egjiptin, duke përfshirë vendet turistike. Gjithashtu, grupet janë të njohura që të sulmojnë transportin në mënyra të ndryshme.

6. Venezuela

Mungesa bazike e ujit, ushqimit, energjisë dhe mjekimit kanë çuar në trazira dhe krime në të gjithë vendin. Venezuela ka një nga normat më të larta të krimit në botë; grabitja e armatosur, vrasja, rrëmbimi dhe grabitja e makinave janë të gjitha format e zakonshme të dhunës në pjesën më të madhe të vendit. Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) paralajmëron kundër udhëtimit në Venezuelë.

5. Nigeri

Dy grupe ekstremiste, Boko Haram dhe ISIS në Afrikën Perëndimore, janë përgjegjës për pjesën më të madhe të dhunës që ndodh në Nigeri dhe zakonisht janë zona të populluara me shkolla, restorante, hotele dhe vende argëtimi.

DASH thotë se vizitorët “duhet të jenë vigjilentë në tubimet publike dhe vendet që frekuentohen nga të huajt” dhe “të ushtrojnë kujdes ekstrem në të gjithë vendin për shkak të kërcënimit të dhunës pa dallim”.

4. Pakistan

Konflikti fetar ka goditur Pakistanin me vite, dhuna ndaj grupeve të caktuara fetare ende është e zakonshme në të gjithë vendin. Gjithashtu, Qeveria e Pakistanit kufizon në masë të madhe lirinë e fjalës dhe ndalon hyrjen e të huajve nga vendet e ndryshme në të gjithë vendin.

3. El Salvador

Përveçse ka një nga nivelet më të larta të vrasjeve në botë, El Salvador është i njohur edhe për bandat e saja, të cilat njihen si Maras. Dhuna nga banda përfshin çdo gjë, duke filluar nga kërcenimi me armë deri te trafikimi i drogës.

2. Jemen

Grupet rebelë të pozicionuara në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, vazhdojnë të ndalojnë vizitorët. Grupet ekstremiste, si Al Kaeda, janë aktive në vend dhe për shkak të minave tokësore dhe sulmeve ajrore, shumica e popullsisë së Jemenit kanë nevojë për ushqim, ujë dhe asistencë mjekësore.

1. Kolumbi

Ndërsa Kolumbia nuk është aq e rrezikshme sa ishte dikur – Medellin u emërua destinacioni më i mirë i Amerikës së Jugut vitin e kaluar në World Travel Awards – vizita në vend ende përbën një rrezik mjaft të madh për udhëtarët e huaj.

Bacrim, bandat e armatosura, janë përgjegjës për rrëmbimet, trafikun e drogës dhe plaçkitjet që ndodhin në të gjithë vendin, ndërsa aktet e terrorizmit, si shpërthimet, janë të zakonshme në shumë qytete kryesore të vendit. /Gazeta Ekonomia