Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Airbnb blen platformën për rezervim Hotel Tonight

Airbnb dëshiron të bëhet vend i parë për këdo që do të rezervojë një vend për t’u akomoduar gjatë një udhëtimi edhe nëse dëshiron të qëndrojë në një hotel.

Kompania e cila ndërtoi një biznes me vlerë 31 miliardë dollarë, duke i akomoduar udhëtarët tek pronarët e shtëpive, ka blerë platformën e rezervimit të minutës së fundit Hotel Tonight.

Airbnb do të vazhdojë të udhëheqë markën e Hotel Tonight, duke përfshirë faqen e saj të internetit dhe aplikacionin për rezervim.

Shefi ekzekutiv i Hotel Tonight, Sam Shank, tani do të drejtojë linjën e biznesit të hotelit në Airbnb dhe shumica e punëtorëve të kompanisë do të bashkohen me Airbnb.

Është një blerje simbolike për kompaninë e udhëtimit, që ka qenë në një marrëdhënie dashuri-urrejtje me industrinë e hoteleve për vite me radhë. Edhe pse Airbnb dhe industria hoteliere kanë zhvilluar debate të ashpra në qytete si New York gjatë 10 vjetëve të fundit, ajo gradualisht po e ngroh marrëdhënien me industrinë e hoteleve.

Në muajin shkurt 2018, Airbnb njoftoi se hotelet do të jenë një kategori e veçantë në faqen e saj. Në atë kohë, ajo kishte 24 mijë dhoma hoteli dhe mbi 180 mijë shtretër me mëngjes dhe sipas Airbnb këto numra janë më shumë se dyfishuar gjatë vitit të kaluar.

Shtimi i Hotel Tonight do të ndihmojë imazhin e Airbnb për të qenë një vend më shumë se vetëm shtëpi pushimi ose apartamente të përbashkëta.

Filloi në vitin 2010 nga Shank, një ndërmarrës udhëtimi, Hotel Tonight u bë i njohur për ofrimin e marrëveshjeve të shkëlqyera në rezervimet e hoteleve të minutës së fundit nëpërmjet faqes së saj të internetit dhe aplikacionit. Me një investim prej 117 milionë dollarë nga investitorë duke përfshirë Accel, Coatue Management dhe Battery Ventures, në vitin 2016, Hotel Tonight ishte në listën e Forbes ‘Next Miliard-Dollar Startups’ pas gjenerimit të rreth 60 milionë dollarë në të ardhurat e atij viti.

Rezervimet e minutës së fundit në Hotel Tonight bëhen veçanërisht nga udhëtarët e biznesit, një segment tregu që Airbnb po përpiqet të tërheqë për vite me radhë. Në San Francisko, për shembull, Hotel Tonight tregoi dhoma në Hotel Kabuki me zbritje nga 769 dollarë në 162 dollarë. Një hotel Hampton Inn në San Francisko shënoi ulje nga 287 dollarë në 129 dollarë.

Airbnb thotë se hotelet duhet të përmbushin standardet e tij të mikpritjes, kështu që një zinxhir si Hampton Inn nuk ka gjasa ta prishi atë.

Futja e kompanisë më thellë në industrinë e hotelit vjen gjithashtu në një kohë kur po përgatitet të bëhet publike. Është folur më parë se kompania do të jetë e gatshme për një listim publik deri më 1 korrik 2019. Gjatë viteve të fundit, Airbnb është përpjekur të zgjerohet në linja të reja biznesi si përvojat e njerëzve dhe rezervimet e restoranteve.

Gjithashtu, kompania ka punësuar kohët e fundit Fred Reid, ish-shefin ekzekutiv i Virgin America, për të udhëhequr eksperimentet e transportit. Me blerjen e Hotel Tonight, Airbnb shton edhe një biznes për rezervim të minutës së fundit. /Forbes/