Search

AKK: Rritja e pagave të kabinetit qeveritar, i kundërligjshëm

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) e ka cilësuar të kundërligjshëm Vendimin për rritje të pagave nga ana e kabinetit qeveritar të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Votimi i këtij Vendimi, sipas një opinioni të AKK-së është vepruar jashtëligjshëm.

“Zyrtarë të lartë publikë (Kryeministri, zv.Kryeministrat, Ministrat dhe zv.Ministrat) që kanë votuar këtë Vendim kanë vepruar kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit , konkretisht me konfliktin e intersit ‘rast për rast’, dispozitaat e caktuara që rregullojnë ‘Veprimet e ndaluara për zyrtarë të lartë’ si dhe shumicën e dispozitave që përcaktojnë ‘Parimet e veprimit dhe mosveprimit të zyrtarit të lartë publik”, thuhet ne opinionin e AKK-së.

Arsyetimi i opinionit të AKK-së, rekomandon që “vendimi të kthehet në rishqyrtim, duke shfrytëzuar mënyra tjera ligjore të cilat nuk bien ndesh me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe legjislacionin tjetër relevant në fuqi”.

Qeveria e Kosovës më 20 dhjetor kishte marr Vendim për rritjen e pagave për Kryeministrin, Zëvendëskryeministrat, Ministrat, dhe pjesës tjetër të kabinetit qeveritar. /Gazeta Ekonomia