Search

ANP ‘Adem Jashari’ me shërbimin e ri ‘Airport Helper’

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) ‘Adem Jashari’, sot ka promovuar shërbimin e ri ‘Airport Helper’ një shërbim qe do t’u ofrohet shtesë udhëtareve të saj si aeroporti i parë në rajon me një shërbim të tillë.

Valentina Gara, zëdhënëse e ANP-së, gjatë një konference për media tha se me këtë shërbim udhëtarëve do t’u ofrohet një shërbim më i mirë.

“Idea e ‘Airport Helper’ është që të gjithë punëtorët e aeroportit mund t’u ndihmojnë udhëtarëve për çka do që ata kanë nevojë. Jemi të lumtur që e kemi në funksion këtë shërbim. Duhet ta kemi një identifikim se ku mund të merren shërbimet shtesë.

Këtë shërbim e kanë edhe aeroporti i Lionit, Romës, Mynhenit, Gjenevës, Napolit dhe Brukselit. Në Këshillin Ndërkombëtarë të Aeroportit do të kërkohet që të gjitha aeroportet evropiane ta kenë këtë shërbim. Personeli për ta kryer shërbimin ‘Airport Helper’ është i trajnuar. Ky shërbim që kryhet nga personeli i trajnuar kryesisht do t’iu ndihmojë më së shumti personave që udhëtojnë për herë të parë”, tha Gara. /Gazeta Ekonomia