Search

ANP me numër rekord të udhëtarëve

Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) ‘Adem Jashari’ këtë fundvit ka shtim të fluturimeve.

Zëdhënësja e ANP ‘Adem Jashari’, Valentina Gara, tha se për këtë fundvit ka shtim të fluturimeve dhe se sipas saj viti 2017 është më i suksesshëm që nga hapja e aeroportit.

“Ne kemi pasur më shumë fluturime për këtë vit. Në fundvit do të kemi 1.9 milionë pasagjerë në këtë vit. Ne kemi sjellë kompani që ofrojnë një çmime të lira “Lowcost'”, theksoi ajo.

Gara tha zgjerimi i pistës është veprim i qëlluar i cili do tua lehtësoj punën si aeroport.

“Është një vendim i qëlluar nga Qeveria e Kosovës, ka pasur anulim të fluturimeve dhe është dashur që pasagjerët të aterojnë në aeroportet fqinje në rast të motit të keq. Ne presim që pas fillimit të punimeve për 18 muaj të përfundojnë punimet”, deklaroi Gara në emisionin ‘Mirëmëngjesi Kosovë’ të RTK-së.

Ajo ka treguar se në vitin 2018 do të shtohen fluturimet për vendet skandinave.

“Ne si aeroport do të dyfishojmë fluturimet. E kemi ‘Wizzair’, ‘Easyjet’. Synojmë që të sjellim kompani sa më shumë që të kemi oferta më të mira”, theksoi ajo.

Kurse për shërbimin e ri ‘Airport Helper’ një shërbim qe do t’u ofrohet shtesë udhëtareve të saj si aeroporti i parë në rajon me një shërbim të tillë, Gara vlerësoi se është një shërim shumë i mirë e mirëseardhur për pasagjerët. /RTK