Search

‘Apple FaceID’ u mashtrua me një maskë 150 dollarëshe

Hulumtuesit e sigurisë kanë thyer sistemin e sigurisë ‘Apple FaceID’ duke përdorur një maskë e cila sipas tyre merr rreth disa ditë për tu bërë dhe kushton vetëm 150 dollarë.

Autorët e këtij hulumtimi janë ekspertë nga firma për siguri kibernetike ‘Bkav’, e njëjta kompani që në vitin 2009 anashkaloi disa nga sistemet e para të njohjes së fytyrës të vendosura në laptopë nga ‘ASUS’, ‘Lenovo’, ‘Toshiba’ dhe të tjerë, duke përdorur asgjë më shumë se një foto të thjeshtë.

Përderisa “Samsung” dështoi të siguronte sistemet e njohjes së irisit dhe fytyrës, të vendosura në telefonat e mençur ‘Galaxy S8’ të lëshuara këtë vit, kundër thjeshtë një ‘sulmi me foto’, ‘Apple’ bëri një punë shumë më të mirë.

Në eksperimentet e mëparshme, hakerët dhe gazetarët nuk arritën të mashtrojnë sistemin ‘FaceID’ të ‘Apple’ me të dyja, fotografitë dhe maskat prej silikoni.

Hulumtuesit e firmës ‘Bkav’ thanë se ishin të suksesshëm në përpjekjet e tyre pas studimit të manualit të sigurisë të ‘FaceID’ të ‘Apple’ dhe duke shfrytëzuar punën e tyre të mëparshme në sistemet e njohjes së fytyrës.