Search

‘Apple’ lëshon në përdorim versionin e 11-të të iOS

Lëshimi zyrtar i iOS 11 u bë këtë të marte.

Versioni më i ri i sistemit operativ të ‘Apple’ do të jetë i disponueshëm për shkarkim direkt nga iPhone, ose nga kompjuteri me anë të iTunes.

iOS 11 do të sjellë shumë funksione të reja, ndër të cilat grafikën e re të Control Center, dërgimin e pagesave me anë të Apple Pay, nëpërmjet iMessage, një aplikacion të ri për menaxhimin e dosjeve, e të tjera.

Ky version i iOS do të jetë i disponueshëm për iPhone 5S dhe modelet që vijnë pas tij, iPad Air dhe iPad Pro ose modelet më të reja, iPad i gjeneratës së pestë, iPad mini 2 dhe modelet pasardhës dhe iPod touch i gjeneratës së gjashtë.