Search

ASK: Ka rritje të industrisë përpunuese

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar ‘Statistikat Afatshkurtra të Industrisë’, për tremujorin e tretë 2016.

“Krahasuar tremujorin e tretë me tremujorin e dytë të vitit 2016, ka pasur një rritje të industrisë përpunuese prej 3 për qind, derisa rënie kishte në sektorin për furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 20.3 për qind, industria nxjerrëse me 4.7 për qind si dhe furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave prej 2.2 për qind. Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak, ka pasur një rritje të furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me 14.1 për qind, furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 4.8 për qind, kurse ka pasur rënie te industria përpunuese me 13.9 për qind dhe industria nxjerrëse me 3.3 për qind”, thuhet në njoftimin e ASK-së, përcjell Gazeta Ekonomia.