Search

ATK dhe Dogana diskutojnë për vendimet e Qeverisë për lirimet doganore të prodhuesëve

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri me bashkëpunëtor, sot ka pritur në takim përfaqësues nga Dogana e Kosovës për të diskutuar rreth zbatimit të vendimeve të Qeverisë së vendit për lirimet doganore për prodhuesit.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar edhe kërkesat e vendimeve dhe procedurat, të cilat duhet të zbatohen nga ATK dhe Dogana për të lehtësuar procedurat e importimit dhe për të përkrahur biznesin, gjatë procedurave doganore dhe tatimore.

Imeri, potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zbatimin e drejtë të vendimeve të Qeverisë, që kanë për qëllim përkrahjen e sektorit të prodhimit dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. /Gazeta Ekonomia