Search

ATK gjatë 2018-së mbyll 40 subjekte të paligjshme të Lojërave të Fatit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), përkatësisht Divizioni i Lojërave të Fatit gjatë javës së kaluar ka zhvilluar edhe një aksion në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës, Gjilanit dhe Ferizajt më qëllim të identifikimit të subjekteve të lojërave të fatit, të cilat jashtëligjshëm ushtrojnë këtë veprimtari.

“Gjatë aksionit në fjalë, inspektoret kanë vizituar 13 biznese të lojërave të fatit, tek të cilat janë konstatuar parregullsi të ndryshme, për sa i përket ushtrimit të kësaj veprimtarie. Gjithsej pesë subjekte janë mbyllur, pasi që të njëjtat kanë vepruar pa licencë të ATK-së. Po ashtu janë lëshuar gjoba në vlerë 89 mijë euro. Nëse flasim në total, vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti ATK ka mbyllur 40 subjekte të lojërave të fatit, të cilat njëkohësisht janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 213 mijë euro”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK i bënë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme. /Gazeta Ekonomia