Search

ATK: Mbi 68 mijë qytetarë aplikuan për rimbursim të kuponëve fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të gjitha përgatitjet që të tërhiqen numrat potencial fitues për tremujorin e katërt 2017. Numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për tu bërë pjesë e kampanjë për rimbursim nga kuponët fiskal është 68,757.

Tërheqja e Numrave Potencial Fitues do të bëhet me 8 shkurt 2018 nga ora 18:00, në Radio Televizionin e Kosovës.

“Pas përfundimit të procesit të tërheqjes së Numrave Potencial Fitues, qytetaret të cilët posedojnë Numrin Potencial Fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në ueb faqe të ATK-së”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /Gazeta Ekonomia