Search

ATK mbledh 6 milionë euro më shumë në muajin janar 2018

Të hyrat për muajin janar 2018 kanë shënuar rritje për 6 milionë euro ose 13 për qind më shumë se  muaji janar i vitit paraprak, vlera e inkasuar për këtë muaj është 51.4 milionë euro, ndërsa në raport me Planin janë realizuar të hyra në vlerë prej 2.6 milionë euro më shumë ose mbi 5.3 për qind, pra është realizuar 12 për qind e planit të të hyrave për vitin 2018.

Sipas ATK-së, rritja e të hyrave është rezultat i ngritjes së nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, punës së palodhshme të zyrtarëve të administratës tatimore, modernizimit të shërbimeve tatimore dhe rritjes së komunikimit me tatimpaguesit.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë mbledhur mbi 9.9 milionë euro Kontribute Pensionale, pra gjithsej të hyra gjatë kësaj periudhe raportuese (Tatimet dhe Kontributet Pensionale) janë në vlerë prej mbi 61.3 milionë euro. /Gazeta Ekonomia