Search

ATK mbyllë gjashtë biznese të lojërave të fatit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), përkatësisht Divizioni i Lojërave të Fatit, javën e kaluar ka ndërmarr aksion dy ditorë në komunën e Prishtinës dhe Mitrovicës, me qëllim të identifikimit të subjekteve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit në mënyrë të jashtëligjshme.

Si rezultat i këtij aksioni janë mbyllur gjashtë biznese të kësaj veprimtarie, të cilat janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 22 mijë euro. Ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë.

“Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji për Lojërat e Fatit.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK, rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /Gazeta Ekonomia