Search

ATK për dy muaj grumbullon 78.9 milionë euro

Performanca e të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) është duke u rritur vazhdimisht, vetëm për muajin janar-shkurt 2018 nga të hyrat e rregullta janë mbledh 78.9 milionë euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar me një rritje për 10.6 milionë euro apo 15.5 për qind.

“Në raport me planin janë mbledhur 7.4 për qind më shumë të hyra. Të hyra të njëhershme nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) gjatë muajit janar janë arkëtuar 9.9 milionë euro”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Gjatë periudhës janë arkëtuar mbi 23.1 milionë euro të hyra për FKPK.

“Pra, gjithsej të hyra gjatë kësaj periudhe raportuese (Tatimet, FKPK dhe nga të hyrat e njëhershme nga FKPK) janë në vlerë prej mbi 111.9 milionë euro. Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare”, vijon njoftimi.

Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilit bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore. /Gazeta Ekonomia