Search

ATK realizon seminar për organizatat buxhetore

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka realizuar seminar për zyrtarët e sektorit të financave të organizatave buxhetore.

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte informimi i zyrtarëve nga sektori i financave të organizatave buxhetore me mënyrën e deklarimit dhe pagesës së tatimit dhe kontributeve të mbajtura në burim.

Pjesëmarrësit u njoftuan gjerësisht për mënyrën e deklarimit dhe pagesës së Tatimit në Paga dhe Kontributeve Pensionale, me ç’rast janë pasqyruar edhe shembujt praktik për plotësimin e drejtë të këtyre deklaratave.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temën e prezantuar, si dhe pyetje të tjera lidhur me legjislacionin tatimor. /Gazeta Ekonomia