Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Bani – kartëmonedha më e vogël në botë

Sipas Akademisë së Rekordeve Botërore, kartëmonedha 10 Bani, me përmasa 27.5 milimetra herë 38 milimetra është kartëmonedha më e vogël në botë.

Kjo kartëmonedhë u emetua në vitin 1917, nga Ministria e atëhershme e Financave në Rumani.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, Rumania ndodhej në një situatë tepër të vështirë, gjë që e detyroi këshillin e Bankës Kombëtare të Rumanisë, të hiqte dorë përkohësisht nga e drejta ekskluzive e emetimit të kartëmonedhave. Kështu, Ministria e Financave u autorizua të emetonte “kartëmonedha për një vlerë totale prej 10 milionë lei, 5 milionë lei në 50 bani; 3 milionë në 25 bani; 2 milionë në 10 bani”.

Kartëmonedhat u shtypën në Rumani, nga Shërbimi Gjeografik i Ushtrisë, me një element të përbashkët – figurën e Mbretit Ferdinand I.

Këto ishin kartëmonedhat e para rumune me portretin e një monarku dhe nga burimet e deritanishme, duket se këto janë edhe kartëmonedhat më të vogla në botë. /Telegrafi/