Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim pritet t’i investoj në Kosovë deri në 100 milionë euro në vit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim synon të investojë përsëri rreth 1.1 miliard euro në Ballkanin Perëndimor për vitin 2019.

Sipas presidentit të bakës, Suma Chakrabarti, investime e kanë në fokus sektorin privat dhe tranzicionin e ekonomisë së gjelbër.

“Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si partner i vjetër i rajonit, i përkushtuar për të mbështetur ndërtimin e një ekonomie që u lejon njerëzve të saj, sidomos të rinjve, të vendosin talentet e tyre dhe të përfitojnë nga përpjekjet e tyre në vendin e tyre. financimi i nevojave të vendeve, por gjithashtu duhet të jetë një rritje e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për t’i shërbyer popullit të tyre”, ka thënë Chakrabarti, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë po synon një rritje të ndjeshme të investimeve të saj, deri në 100 milionë euro në vit gjatë periudhës së ardhshme, nga 52 milionë euro që ishin në vitin 2018.

“Në total, ne kemi investuar 363 milionë euro në 63 projekte në Kosovë deri më sot. Sfidat që duam të trajtojmë janë të ngjashme me ato të rajonit më të gjerë, që nxisin potencialin e sektorit privat, forcojnë integrimin dhe adresojnë sfidën e energjisë”, ka shtuar ai.

Chakrabarti tregon se në vitin 2018, huadhënësi ndërkombëtar investoi më shumë se 1.1 miliard euro në Ballkanin Perëndimor përmes 67 projekteve.

“Prioritetet tona janë zhvillimi i sektorit privat si motori i rritjes, punësimit dhe inovacionit, lidhja si një koncept që mbështet integrimin e rajonit jo vetëm në kuptimin fizik (infrastrukturë), por edhe përmes ndihmës për tregti dhe investime rajonale dhe krijojnë kushtet për përafrimin e BE-së dhe kalimin në një ekonomi të gjelbër duke adresuar sfidat urgjente mjedisore dhe gjithashtu duke rritur mbështetjen e vendeve në burimet e ripërtërishme të energjisë”, shpjegoi Chakrabarti.

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte takuar delegacionin e lartë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i kryesuar nga presidenti Suma Chakrabarti, i cili ky i fundit i ka konfirmuar përkrahje për zhvillimin e projekteve nga fusha e infrastrukturës, energjisë alternative, rehabilitimit të rrjetit hekurudhor dhe të ndërlidhjes së Kosovës në gazsjellësin TAP-JAP.