Search

Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës do të përdor teknologjinë Blockchain

Shefi i Bankës Industriale dhe Tregtare të Kinës (ICBC), Yi Huiman, ka thënë se ky institucion do të përqendrohet në zhvillimin e teknologjisë Blockchain.

E themeluar në vitin 1984, ICBC thuhet se është banka më e madhe në Kinë me mbi 5 mijë korporata dhe 530 milionë klientë personal. Në vitin 2017, banka u përqendrua në ndërtimin e ‘bankave inteligjente’ dhe përshpejtimin e teknologjive financiare.

Huiman tha se institucioni financiar do të fokusohet në risitë e Cloud Computing, Big Data, inteligjencën artificiale, teknologjinë Blockchain dhe internetin e gjërave (IoT).

Sipas BiaNews, përcjell Telegrafi, banka do të punojë në gjetjen e rasteve të përdorimit për ‘bankingun e mençur’, i cili thuhet se ndihmon në përmirësimin e shërbimit në ekosistemin financiar dhe sigurimin e të dhënave financiare që përdoren nga palët e treta.

Ndërkohë që Kina është e njohur për qëndrimin e saj negativ ndaj kriptovalutave, shtrëngimi i rregullave për to, kohëve të fundit vendi ka përqafuar përfitimet e teknologjisë Blockchain dhe po punon aktivisht për të zhvilluar dhe aplikuar teknologjinë në industri të ndryshme.