Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Bashkimi Evropian vendos tarifa tregtare për çelikun kinez

Edhe Bashkimi Evropian duket se i është bashkuar valës së masave administrative kundrejt Kinës.

Autoritetet e Unionit i vendosën tarifa 66.4 për qind çelikut kinez, sanksione që prekin sidomos prodhuesit si Zhejiang Jingu Co dhe Xingmin Intelligent Transport Systems Co. Kështu, tarifat ndëshkojnë eksportuesit kinezë të rrotave të çelikut për automjete përfshirë makinat, traktorët dhe rimorkiot.

Importet nga Kina janë supozuar të kenë shkaktuar ‘dëm material’ për prodhuesit e mallrave me bazë në Bashkim Evropian, pasi produktet kineze shiten nën kosto në këto vende dhe janë detyrimisht më konkurruese.

Deklarata është bërë e ditur nga Komisioni Evropian, bashkimi ekzekutiv i bllokut me 28 vende.

Sanksionet janë rezultat i një hetimi të hapur në muajin shkurt në bazë të një ankese nga Shoqata e Prodhuesve Evropianë të Rrotave, të cilët ngrinin në dokument pretendimet e mësipërme. Kështu deklaratat e tyre janë marrë në konsideratë dhe taksa, që do të hyjë në fuqi të premten, mund të zgjasë nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Bashkimi Evropian ka njëmbëdhjetë prodhues të rrotave prej çeliku, të cilët u bashkuan në ankesë, por prodhuesit evropianë kanë kërkuar anonimatin për shkak të frikës së masave hakmarrëse nga disa prej klientëve të tyre.

Me masën e vendosur, Komisioni pritet të shkaktojë tensione të gjata me Kinën në lidhje me tregtinë e çelikut, duke hapur një hetim të thelluar nëse ndërhyrja qeveritare kineze po shtrembëron tregun.

Nga ana tjetë Blloku ka tashmë tarifa në një gamë produktesh të importuara nga Kina, prodhuesi më i madh i metaleve, me rreth gjysmën e prodhimit të botës.

Komisioni hapi një hetim nëse eksportuesit e letrës termike të Koresë së Jugut, që mund të çojë në sanksione edhe ndaj vendit në fjalë. /Gazeta Ekonomia/