Search

BB: Kapitali i huaj bankar në Shqipëri është sa 46.6 për qind e PBB-së

Shteti shqipëtar renditet në vendet e para në rang botëror për prezencën e lartë që kanë bankat në sistemin financiar.

Në publikimin ‘Bankat pa Kufi’, prezantuar nga Banka Botërore (BB), vërehet se kapitali i huaj bankar në Shqipëri është sa 46.6 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), ku 85 për qind të mjeteve dominohen nga të huajat.

Në Malin e Zi kjo prezencë është shumë më e dobët. Bankat e huaja zënë vetëm 25 për qind të PBB-së, ndërsa në Maqedoni kjo është 30 për qind.

Sipas BB-së, në Serbi bankat e huaja janë sa 48 për qind e PBB-së, mirëpo treguesit e tjerë kapitalit të huaj në treg janë më të ulët se në Shqipëri.

Struktura e kapitalit në sistemin bankar shqiptar dominohet nga Turqia me 29.2 për qind të strukturës së kapitalit, ndjekur nga Austria dhe Italia me 15.8 për qind, Greqia me me 13.3 për qind, 5.2 për qind nga Franca dhe Gjermania me 3.1 për qind. /Monitor