Search

Bie kostoja e ndërtimit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e kostos së ndërtimit për tremujorin e dytë të këtij viti

Në indeksin e publikuar është vlerësuar se ka rënie në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit parak, kurse, ka pasur ngritje për 0.2 për qind, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas ASK-së, rritjet më të madhe ishin te kategoria e energjisë prej 0.7 për qind, materialet hidro-sanitare me 0.7 për qind, makineritë me 0.5 për qind, materialet elektrike me 0.3 për qind, materialet ndërtimore me 0.2 për qind dhe kostot e tjera me 0.1 për qind.

Kurse, indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë në tremujorin e tretë të këtij viti, pësoi rënie prej -1.9 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Rënia më e madhe u vërejt të kategoritë makineria me -33.3 për qind, energjia me -15.9 për qind, materialet ndërtimore me -0.8 për qind dhe materialet elektrike me -2.4 për qind. Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve te kategoria e materialeve hidro-sanitare me 1.5 për qind, makineritë me 3.6 për qind dhe kostot e tjera me 0.2për qind”, thuhet në komunikatën e ASK-së. /Gazeta Ekonomia