Search

Bie perceptimi i qytetarëve për korrupsion në ATK

Në raportin e fundit të UNDP, i cili ka të bëj me shkallën e korrupsionit në institucione, në të cilin është e përfshirë edhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) del se perceptimi i qytetarëve lidhur me korrupsionin në këtë institucion ka rënë nga 32.5 për qind në 17.4 për qind.

Sipas raportit ATK del të jetë një ndër institucionet më perceptim të korrupsionit më të ultë.

“Indikatorët të cilët kanë ndikuar në përmirësimin e këtij perceptimit të qytetarëve ndaj Administratës Tatimore, janë shumë aktivitete të zhvilluara si: hetimi i gjitha pohimeve për shkelje të kodit të etikes dhe mirësjellje për zyrtaret e ATK-së, marrjen e masave disiplinore për shkeljet e identifikuar, pezullimi i të gjithë zyrtareve të ATK-së, për të cilët është ngritur aktakuzë, dërgimi i të gjitha rasteve me elemente penale në organe kompetente, rritjen e llogaridhënës dhe transparencës, menaxhimin e linjës online 0800-80-800 dhe dhjetë 10 kutive të vërejtjeve në terë Kosovën, trajnimi i stafit për Kodin e Etikes dhe kundër korrupsion, menaxhimi i konfliktit të interesit, si dhe bashkëpunimi me institucionet të cilat kanë për qëllim luftimin e korrupsionit, përfshire edhe ato joqeveritare”, thuhet në raportin ‘Pulsi Publik XIII. tetor 2017‘.

Edhe në anketat tjera për vlerësimin e nivelit të korrupsionit, siç është rasti me Southeast European Leadership For Development and Integrity (SELDI), ATK-ja rangohet me perceptim me të ultë për korrupsion krahasuar me të gjitha administratat tatimore në regjion.

Përmbledhja e ‘Pulsi Publik’, ofron një vështrim konciz të treguesve kyç të matur nga anketa. Ndër të tjera, kjo anketë mbledhë të dhëna lidhur me mendimet e qytetarëve për institucionet e Kosovës, me fokus në çështjet politike, ekonomike, të sigurisë dhe ato zhvillimore. /Gazeta Ekonomia