Search

Bie vlera e Bitcoin, Kina shpall të paligjshme monedhat virtuale

Bitcoin dhe monedhat e tjera virtuale shënuan rënie dramatike me 25 për qind pak orë pasi shpërthyen spekulimet se qeveria Kineze do të ndalojë përsëri aktivitetin e këmbimit të monedhave virtuale.

Komentet e para lidhur me një ndalim të mundshëm erdhën nga rrjetet social dhe media Kineze Caixin e cila tha se autoritetet do të kërkojnë mbylljen e bursave si pjesë e vendimit për ndalimin e ICO-ve në fillim të kësaj jave.

Tregjet reaguan menjëherë ndaj këtij lajmi ku Bitcoin humbi 8 për qind duke rënë në 4,200 dollar nga 4,670 dollar ndërsa Litecoin ra me 15 për qind.

Projekti ICO Kinez NEO humbi 25 për qind. Edhe pse gjasat që autoritetet Kineze të ndalojnë tregtimin e monedhave virtuale janë të pakta, është parë një përsëritje e vazhdueshme e kërcënimeve nga vendi Aziatik përgjatë 2017-së.

Ndalimi i parë i cili hyri në fuqi në Janar zgjati për 5 muaj me radhë derisa hyri në fuqi një rregullore e cila rifilloi aktivitetin e këmbimit të monedhave.

Lajmi erdhi në një moment kur monedhat virtuale sapo kishin filluar të rikuperonin vlerën e humbur pas mbylljes së ICO-ve në Kinë.

Që nga dita e hëne kur ra në 4,000 dollar, Bitcoin kishte rifituar pjesën më të madhe të vlerës së humbur. /PCWAlbanian