Search

Bie vlera e Bitcoin pas tërheqjes së Goldman Sachs

Goldman Sachs tërhiqet nga planet e saja për të investuar në kriptovaluta, pasi që banka e sheh mjedisin rregullator si të paqartë.

Sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, drejtuesit e bankës Goldman Sachs konkluduan se ende duhet të merren hapa, pasi që sipas tyre shumë veprime janë jashtë kontrollit të bankës në mënyrë që të tregtoj kriptovaluta.

Siç njofton Coinbase, të mërkurën çmimi i Bitcoin ra 5.3 për qind.

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim paralajmëroi vitin e kaluar se disa nga kriptovalutat në ICO mund të konsiderohen me vlerë, atëherë ato duhet të jenë në përputhje me ligjet federale.