Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Bizneset fillestare në Evropë po rriten më shpejt se rivalët e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Në kundërshtim me atë që besohet, kompanitë evropiane miliarda dollarësh teknologjike, të njohura si ‘unicorn’, po rriten më shpejt se rivalët e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që ka dominuar teknologjinë për dekada të tëra në sajë të kompanive si Google, Facebook, Apple dhe Amazon.

Sipas raportit të GP Bullhound, kompanitë evropiane po i tejkalojnë rivalët e tyre amerikanë dhe kjo po i ndihmon themeluesit e teknologjisë dhe ndërmarrësit për financime dhe blerje.

Raporti ‘Titans of Tech’ i GP Bullhound thotë se vlera kumulative e bizneseve fillestare (Start Up) e ‘unicorn’ të teknologjisë në Evropë e themeluar pas vitit 2000 është rritur me 28 për qind në vitin e kaluar, ndërsa vlera e kompanive amerikane është rritur me vetëm 20 për qind.

Tutje, raporti tregon se 21 miliardë dollarë kanë dalë në Evropë vetëm në vitin e kaluar nga bizneset fillestare teknologjike, duke e çuar numrin total të ‘unicorn’ evropianë në 84, nga 30 që ka qenë në vitin 2014.

Shumë prej ‘unicorn’ të Evropës panë vlerësimet e tyre të rriten në 2018, pasi investitorët anembanë botës investuan një rekord prej 28 miliardë dollarësh në to.

GP Bullhound deklaron se vlera e përgjithshme e ekosistemit teknologjik të Evropës tani është 302 miliardë dollarë, kjo 3.4 herë më shumë se sa ishte në vitin 2014, kur ajo vlerësohej në 89 miliardë dollarë.

Kompanitë më të mëdha të teknologjisë në Evropë janë ende mbrapa nga gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë në SHBA dhe Azi. Në SHBA dominojnë Microsoft, Apple, Amazon dhe disa emra të tjerë të familjes. Kina ka kompani si Alibaba, Xiaomi, Tencent dhe Huawei. Japonia ka SoftBank dhe Korea e Jugut ka Samsung.

Kompania parashikon se kjo do të ndryshojë në dy vitet e ardhshme. Në mënyrë të veçantë, ajo beson se Evropa do të ketë një firmë të re teknologjike prej 50 miliardë dollarësh deri në vitin 2021 në formën e kompanisë Spotify ose Adyen, kompania e pagesave hollandeze. Kjo duket ambicioze, duke qenë se Spotify aktualisht ka vlerë 22 miliardë dollarë dhe Adyen ka vlerë 20 miliardë dollarë. Ata do të duhet të dyfishojnë vlerësimet e tyre në dy vitet e ardhshme nëse parashikimi i GP Bullhound do të realizohet.

Mungesa e gjigantëve të teknologjisë në Evropë ka qenë prej kohësh një çështje e diskutueshme dhe raportet si ky shpesh pretendojnë se një histori e madhe e suksesit të teknologjisë evropiane është vetëm një hap larg. Me përjashtim të korporatës softuerike gjermane SAP, e cila u themelua në vitin 1972, ende nuk ka një firmë teknologjike me vlerë mbi 50 miliardë dollarë në Evropë.