Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Boeing po e humb vendin e parë si prodhuesi më i madh i avionëve në botë

Kompania amerikane e aeroplanëve Boeing, po e humb pozitën e të qenit prodhuesi më i madh i avionëve në botë, pas një rënie prej 37 për qind në shitjet, për gjysmën e parë të vitit.

Rënia ndodhi shkaku i debateve të zgjeruara për aeroplanët e saj më të shitur 737 MAX, dy prej të cilëve u rrëzuan për një periudhë të shkurtë kohore, duke lënë të vrarë 346 persona.

Shifrat tregojnë se shitjet e Boeing, ka të ngjarë të bien pas kompanisë rivale evropiane Airbus, për herë të parë në tetë vjet, përcjell Telegrafi.

Administrata Federale e Aviacionit Federal të SHBA-së, javën e kaluar zbuloi një problem të ri me avionët MAX, duke vonuar kthimin e aeroplanëve në përdorim deri në fund të shtatorit dhe ndoshta duke shtuar kostot për Boeing.

Në fillim të muajit korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtuan më shumë produkte të Bashkimit Evropian në një listë të mallrave që mund të godiste sërish me tarifa hakmarrëse, në një mosmarrëveshje të gjatë mes të Boeingdhe Airbus.

Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë në Washington, publikoi një listë prej katër miliardë dollarësh të mallrave të BE-së që synojnë “hakmarrjen” ndaj avionëve evropianë.

Subvencionimi i aeroplanit dhe tarifat që të dyja palët po kërcënojnë, janë në kontrast me lëvizjet e tjera të profilit të lartë të administratës së Trump, sepse ata po luajnë sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe jo nga autoriteti i njëanshëm i Shtëpisë së Bardhë.

USTR vlerëson se subvencionet e BE për Airbus shkaktojnë rreth 11 miliardë dollarë dëm ekonomik në SHBA çdo vit.