Search

BSH hodhi në qarkullim 20 miliardë lekë më shumë se në korrikun e 2016-së

Gjatë muajit korrik Banka e Shqipërisë (BSH) ka hedhur më shumë para në qarkullim. Statistikat tregojnë se gjatë muajit korrik 2017, BSH ka emetuar 20 miliardë lekë më shumë krahasuar kjo me një vit më parë.

BSH ka nxjerrë në qarkullim 20 miliardë lekë më shumë gjatë muajit korrik në krahasim me një vit më parë për të zbutur efektet e kursit të këmbimit.

Sipas të dhënave zyrtare, korriku i këtij viti shënon muajin me sasinë më të lartë të parasë së hedhur në qarkullim përgjatë dhjetë viteve të fundit.

Statistikat e BSH-së tregojnë se gjatë muajit korrik kjo bankë ka hedhur 263 miliardë lekë, e cila është një shifër mjaft e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të një vitit më parë kur ishte vetëm 243 miliardë.

Emetimi i parave, sidomos gjatë stinës së verës është një procedurë e përhershme nga BSH.

Kjo shpjegohet me faktin e prurjes së sasive më të mëdha të valutës së huaj nga emigrantët, por edhe nga turistët në Shqipëri.

Emetimi i parave bëhet si një mënyrë për të ruajtur balancën midis lekut dhe monedhave të huaja. /OraNews