Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Çështja gjermane – motori i Evropës ka ngecur

Në dukje është pothuajse paradoks: në ditët kur Gjermania përgatitet të marrë me emërimin e Ursula von der Leyen udhëheqjen e Evropës politike, dalin sinjale të reja të krizës ose të paktën e lodhjes së lokomotivës gjermane, pas një dekade suksesesh të jashtëzakonshme të ‘Made in Germany’, fuqia e parë botërore e eksportit, por edhe shumë krenare për aftësinë e saj që t’i mbajë llogaritë në rregull.

Përkundrazi, nga zyrat e Leibniz Zentrum në Mannheim (ZEW) ku mbi bazën e përgjigjeve të 350 protagonistëve të ekonomisë përpunohet treguesi i besimit, ZEW del që edhe në muajin korrik, siç ndodh nga fillimi i vitit, gjendja përkeqësohet: minus 24.5 për qind treguesi i pritshmërive, më keq se në muajin korrik dhe i parashikimeve, tashmë të dobëta.

“Nuk është parë asnjë përmirësim i faktorëve që frenojnë ekonominë”, likuidon shpresat drejtori i ZEW, Achim Wambach, që udhëheq një skuadër prej 74 ekspertësh që rrëmojnë gjendjet e kompanive.

Siç del edhe nga sulmi i rëndë që Dieter Kempf, kreu i lobit industrial më të fuqishëm (BDI), një muaj më parë i ka lëshuar qeverisë, e akuzuar veç të tjerash se nuk e kishte vënë vendin në kushtet që të përballonte siç duhej sfidën dixhitale dhe se nuk kishte bërë investimet e nevojshme për modernizimin e infrastrukturave, një efekt kolateral i politikës së borxhit publik.

“Keni tradhtuar besimin e gjermanëve”, ka akuzuar ai, duke ju drejtuar kancelares Angela Merkel, e cila i është kundërpërgjigjur se, “besimin e keni tradhtuar ju industrialistët me dieselgate”.

Një skenë e pazakontë në Berlin, e festuar gjithmonë prej aftësisë për të bërë ekip. Për më tepër, që ta bëjë akoma më të hidhur muhabetin, kontribuon përmirësimi paralel megjithëse i vogël i koniunkturës në pjesën tjetër të Eurozonës. Është konfirmimi se ekonomia e përtej Rinit, e mësuar që të jetë e para e klasës, ka vështirësi në ruajtjen e hapit të grupit.

Bundesbank e ka paralajmëruar rënien e Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë, shoqëruar nga një tkurrje e re e treguesve të industrisë: minus 8.6 për qind në bazë vjetore, rënia më masive prej 10 vitesh, domethënë nga recesioni i fundit që ka prekur vendin në koincidencë me krizën e bankës Lehman Brothers.

Për hir të së vërtetës, kësaj radhe gjërat janë ndryshe dhe më pak të rënda. Në mbështetje të ekonomisë, që gjithsesi gëzon akoma një shenjë pozitive, mendon tregu i brendshëm i mbajtur nga ecuria e tregut të punës, afër punësimit të plotë dhe dinamikës pozitive të rrogave. Por rënia e kërkesës së jashtme, nën presionin e tarifave të Donald Trump, plus vonesën e akumuluar dhe sinjalet e shqetësimit në ardhje si nga kompanitë, ashtu edhe nga ndryshimi i thellë i kuadrit politik në vigjilje të daljes nga skena e Merkelit sugjerojnë një ndryshim hapi.

Edhe pse statistikat dhe kronikat ekonomike rrëfejnë vetën në një masë të vogël dekurajimi që trondit siguritë e klasës drejtuese.

“Na akuzoni se kemi nënvlerësuar kompleksitetin e situatës? Keni të drejtë”, këto janë fjalët e shqiptuara përpara aksionarëve nga ana e Carsten Spohr, numrit një të Lufthansa për të shpjeguar vështirësitë e kompanisë, mund të vlejnë pak për të gjithë.

Edhe pse menaxheri e ka zgjidhur muhabetin me një apel ndaj efikasitetit tradicional gjerman.

“Mos harroni kurrë se në fund do të dimë të jemi të besueshëm, jo sepse jemi të mërzitshëm, por sepse jemi gjermanë”, tha ai.

Për momentin, në pritje të një kreshendoje wagneriane, orkestra luan ‘Rënien e Perëndive’. Një prej tri kompanive të kuotuara në Indeksin DAX, më të rëndësishmin e Bursës së Frankfurtit, i është dashur të sinjalizojë tregun për një alarm fitimesh, në vend që të njoftojë një shkurtim të krahut të punës në kuadër të një ristrukturimi të fortë. Edhe kujt i është dashur që të marrë në periudhë afatshkurtër masa të dhimbshme, i është dashur që të drejtojë energji dhe kapitale drejt studiove ligjore për të përballuar ortekun e kontestimeve, civile e penale, që nga Volkswagen tek Deutsche Bank, ka prekur kompanitë simbol të një sistemi për t’u pasur zili e për t’u admiruar, por që siç paralajmëron Ernst & Young se, “nga pikëpamja e reputacionit po humbet shumë pozicione”.

Treguesi kryesor gjerman dikur fluturonte lart, por tashmë sikur ka një lloj epidemie që ndikon mbi vetëvlerësimin e një klase drejtuese që ndjehej pothuajse e paprekshme pas një serie të gjatë suksesesh. Duke filluar nga automobilat, koha e mirë dhe koha e keqe e fuqisë industrial gjermane, që mezi po arrin të rikuperojë udhëheqjen e humbur me defektet e shkaktuara prej hetimeve lidhur me makinat diesel në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sfida e makinës elektrike po rezulton shumë më e kushtueshme dhe e vështirë se parashikimi, në pikën që Harald Krüger, shefi ekzekutiv i BMW-së, ka dhënë dorëheqjen dy javë më parë.

Volkswagen pasi ka përfunduar për herë të parë një marrëveshje për të ndarë shpenzime dhe teknologji me Ford, gjithsesi do t’i duhet të shkurtojë 7 mijë vende pune brenda vitit 2023.

Një krizë sektoriale, sigurisht, por që kontribuon në problemet e BASF-së, gjigantit të kimisë, që ka njoftuar një shkurtim të fortë të fitimeve të pritura, jashtëzakonisht i dhimbshëm pasi ka ardhur tamam një muaj pas vlerësimeve me shenjë të kundërt. Por vuan edhe SAP-i, kolosi i softuerëve, kompania e madhe e fundit e krijuar nga makina ekonomike gjermane, ashtu siç është në vështirësi të mëdha edhe një prej kompanive historike, Thyssen, prej rënies së prodhimit të çelikut në Evropë.

Dhe për të nënvizuar hendekun që ndan ekonominë gjermane akoma sot, sidomos në sektorin e prodhimit, nga të mëdhenjtë amerikanë mjafton të thuhet se Axel Springer, grupi lider në fushën e botimeve, ka thirrur KKR-në, gjigantin amerikan e private equity [firmë investive që nuk është e listuar në bursë], për të drejtuar transformimin e tij dixhital. Por për të ilustruar perëndimin e ambicieve botërore të fuqisë financiare gjermane asgjë nuk është më efikase se tërheqja e Deutsche Bank nga City londinez dhe nga tregu amerikan: sot banka e Kajzerit, në vigjiljen e përvjetorit të 150-të të saj, vlen në bursë sa një e treta e Banca Intesa Sanpaolo italiane që nuk është globalizuar.

Për hatër të Zotit. Ekonomia gjermane nuk ezaurohet në grupet e mëdhenj kimikë apo të automobilave. Shtylla kurrizore mbetet Mittelstand, domethënë format e ndryshme e biznesit të vogël e të mesëm për më tepër më dimension familjar, 86 për qind e kompanive private, që garanton 53 për qind të vendeve të punës dhe 40 për qind të të ardhurave botërore të ekonomisë gjermane.

Një fenomen që nuk peshon edhe aq shumë në qytet – shtetet e mëdha, nga Hamburgu në Bremen apo në vetë Berlinin, kryeqytetet e terciarit të energjisë ose si Frankfurti të financës. Një model që mbetet hegjemon në Bavari apo në Westfalia, të populluara nga kompani me rreth 500 punëtorë të drejtuara nga një padron.

Mittelstand, shpjegon Marcel Fratzscher, drejtori i DIW dhe profesor në Humboldt University të Berlinit, ka qenë bashkë me kohezionin social dhe sistemin e qëndrueshëm të përkrahjes sociale forca e vërtetë e modelit gjerman.

“Bindja absurde se nuk duhet të jetë Gjermania ajo që duhet të ndryshojë, por vendet e tjera evropiane që do të duhej ta imitonin shembullin virtuoz të saj”, shkruan Fratzscher në Financial Times.

Një qëndrim që ka mundësuar të pengohen zgjerimet e përfitimeve të bumit. Një bumerang që është përkthyer në një suficit të bilancit tregtar, me efekte të ndryshme negative: ekspansioni i investimeve të huaja në kurriz të atyre në tregun e brendshëm, përjashto punët më pak të ruajtura, shkak pakënaqësie të thellë.

“Iluzioni se Gjermania nuk ka nevojë për Evropën dhe se Bashkimi Evropian, përkundrazi, varet nga mirësia jonë”, vazhdon Fratzscher.

Kush e di, ndoshta mësimi i krizës, nëse mësohet me shpejtësi, mund të favorizojë modestinë. Po e mendon zonja Ursula? /NZZ Folio/