Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Çfarë mund të mësojmë nga Jack Ma?

Jack Ma ka deklaruar se do të tërhiqet nga Alibaba, një korporatë gjigante me vlerë 460 miliardë dollarë, që ai e themeloi dhe e drejtoi për dy dekadat e fundit.

Është shkruar shumë për trashëgiminë e tij të madhe dhe të gjithë ndërmarrësit mund të mësojnë nga biznesmeni i madh.

Sifted tregon se cilat janë gjashtë këshillat që duhet marr nga Ma.

Mos garoni me amerikanët në lojën e tyre

Në fillim të viteve 2000, Alibaba si një kompani e re, po luftonte me gjigantin amerikan eBay për të fituar tregun kinez. Alibaba nuk kishte fuqinë ose paratë, por ajo njihte tregun vendor, të cilat i shfrytëzonte në avantazhin e saj dhe në fund doli fituese.

“EBay mund të jetë një peshkaqen në oqean, por unë jam një krokodil në lum. Nëse luftojmë në oqean – humbasim, por nëse luftojmë në lum – fitojmë”, kishte thënë Ma, përcjell Telegrafi.

Paratë e mëdha janë në bizneset e vogla

“Askush nuk bën para duke kapur balena, njerëzit bëjnë para duke kapur karkaleca. ra, ne u shërbejmë bizneseve të vogla”, kishte komentuar Ma rreth strategjisë së Alibabas.

Automatizoni gjithçka

Aftësia e Alibabas për t’u zgjeruar, vjen nga vendimi i kompanisë për të investuar herët në teknologji të fuqishme që mund të përpunojë sasi të mëdha të të dhënave dhe të veprojë si një mendje e fuqishme.

“Për t’u bërë një biznes i zgjuar, firma juaj duhet të lejojë që të bëhen sa më shumë vendime operative nga makineritë që ushqehen nga të dhëna të drejtpërdrejta sesa nga njerëz që mbështeten nga analizat e tyre”, shkroi dikur shefi i Strategjisë së Alibaba, Ming Zeng.

Jini bujar me mundësitë e aksioneve të punëtorëve tuaj

Jack Ma i ofroi personelit të tij shuma të mëdha të kapitalit. Në vitin 2014, Fortune vërtetoi se Alibaba u ka dhënë atyre të saj gati 250 mijë dollarë aksione për person.

Të jesh themelues i një biznesi online ka të bëjë me njerëzit dhe klientët

Ma në fillim të këtij viti në Paris, Ma tha se, “unë nuk di asgjë për teknologjinë, nuk di asgjë për marketingun, nuk di asgjë për proceset juridike. Unë di vetëm se si të punoj me njerëzit”.

Fuqizoni të tjerët, veçanërisht të rinjtë

Shumica e punës tuaj në tregtinë online ka të bëjë me mbështetjen e të tjerëve. Një ish-menaxher i Alibabas dikur tha për Ma, se ai gjithmonë dëshironte të fuqizonte “djemtë e ‘vegjël’ dhe kompanitë e vogla”.