Search

Çmimet e naftës po mbështeten nga bisedimet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës

Çmimet e naftës gjatë ditës së martë patën një rritje të konsiderueshme për shkak se pritet që bisedimet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës shumë shpejt do të zgjidhin luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Në anën tjetër, ulja e prodhimit nga vendet anëtare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe Rusia kanë mbështetur çmimet.

Edhe tregjet financiare po shfaqen optimizëm gjatë sesionit të parë të kësaj jave, për shkak të pritshmërive se negociatat mbi tregtinë mes delegatëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, që filluan të hënën, do të ulin tensionet mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Që nga fillimi i vitit 2018, Washingtoni dhe Pekini janë përfshirë nga një luftë tregtare, duke rritur tarifat për produktet reciproke, duke ngadalësuar edhe ekonominë botërore.

Aktualisht, nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 57.8 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane po tregtohet në rreth 48.7 dollarë për fuçi.

Ndërkohë, banka Goldman Sachs uli parashikimin për naftën Brent gjatë këtij viti, në 62.5 dollarë për fuçi, nga 70 dollarë që ishte vlerësimi i mëparshëm. Megjithatë, pavarësisht rritjes, çmimet po gjenden nën presion për shkak të ngadalësimit të ekonomisë botërore dhe rritje së prodhimit në SHBA. Në anën tjetër, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës njoftoi se gjatë dhjetorit furnizimi me naftë ra me 460 mijë fuçi në ditë. /Scan TV/