Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Coinbase shtrin aktivitetin edhe në gja shtë vende të tjera evropiane

Coinbase do të shtrijë aktivitetin në gjashtë vende Evropiane përpara mbylljes së 2018-së.

Platformat e këmbimit të kriptovalutave, tha javën e kaluar se shërbimet e saj do të mund të qasen në Andorë, Gjibraltar, Guernsey, Ishullin e Man, Lituani dhe Islandë.

Si rezultat shërbimet e Coinbase do të qasen nga 3.4 milionë njerëz.

Konsumatorët e rinj nga këto vende mund të përdorin plotësisht shërbimet e Coinbase, përfshirë aplikacionet iOS dhe Android.

Vitin e ardhshëm Coinbase ka planifikuar ekspansion në më shumë vende të botës. Gjatë viti dyfishoi linjën e kriptovalutave të disponueshme.

Aktualisht shërbimi qaset në 38 vende evropiane, ndërsa Shqipëria dhe Kosova ende nuk i është bashkuar kësaj liste. /Telegrafi/