Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Deutsche Bank i shet 50 miliardë dollarë kredi të këqija Goldman Sachs

Sipas personave të besuar që po merren me ristrukturimin e aktiveve amerikane, Deutsche Bank i shiti 50 miliardë dollarë asete Goldman Sachs.

Asetet janë letra me vlerë të lidhura me tregjet në zhvillim dhe ishin pjesë e njësisë së bankës gjermane që po kërkon të shlyejë kreditë e këqija.

Shitja e 50 miliardë aseteve ‘toksike’ të Goldman Sachs është e fundit e një sërë masash për ristrukturimin e borxhit.

Banka shpreson të zvogëlojë borxhet e këqija në fund të vitit në 130 miliardë dollarë, ku në fund të tremujorit të tretë, ekspozimi i borxhit i Deutsche Bank ishte 195 miliardë dollarë.

Është e paqartë se si shitja e aseteve te Goldman Sachs do të ndihmojë në arritjen e këtij objektivi. /Telegrafi/