Search

Dimon: Bitcoin është një mashtrim që do të pëlcasë

Bitcoin është një mashtrim që përfundimisht do të pëlcasë, sipas shefit të JP Morgan, Jamie Dimon, i cili tha se monedha dixhitale është e përshtatshme vetëm për përdoruesit e drogës, vrasësit dhe njerëzit që jetojnë në vende të tilla si Koreja e Veriut.

Duke folur në një konferencë bankare në Nju Jork, Dimon tha se do të dëbonte nga pune në sekondë, këdo në bankën e investimeve që gjendej duke tregtuar me bitcoin.

“Për dy arsye, është kundër rregullave tona dhe janë budallenj. Dhe të dyja janë të rrezikshme”, tha Dimon.

Ai shtoi se “monedha nuk do të funksionojë. Ju nuk mund të keni një biznes ku njerëzit mund të shpikin një monedhë nga ajri dhe të mendojnë se njerëzit që po blejnë atë janë me të vërtetë të zgjuar. Nëse do të ishit në Venezuelë, Ekuador ose Korenë e Veriut, ose nëse do të ishit një tregtar droge, një vrasës, gjëra të tilla, është më mirë të bëni tregti në Bitcoin se dollarë amerikanë. Pra, mund të ketë një treg për këtë, por do të ishte një treg i kufizuar”.

Komentet e Dimon vinë në një kohë kur Bitcoin, një monedhë virtuale e cila nuk është mbështetur nga asnjë qeveri e ndonjë vendi, ka parë vlerën e saj të katërfishohet që nga dhjetori i kaluar në më shumë se 4,100 dollar. Natyra e Bitcoin lejon transferimin e vlerës mes individëve por edhe blerjen e produkteve dhe shërbimeve duke anashkaluar bankat dhe sistemin financiar në fuqi.