Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

I diplomuar në Universitetin e Yale dhe me përvojë pune në Wall Street – jeton si i pastrehë që 10 vjet

Edhe pse i diplomuar në një prej universiteteve më prestigjiozë në botë, siç është Yale dhe me një përvojë pune në Wall Street dhe Hollywood, Shawn Pleasants ka 10 vjet që jeton si i pastrehë rrugëve të Los Angelesit.

I mposhtur nga depresioni, Pleasants krijoi varësi nga metamfetamina dhe përfundoi rrugëve, ku ka jetuar falë bamirësive duke i dhënë atij ushqim falas.

Por një ish-kolege nga studimet, tashmë këshilltare dhe avokate në Hollywood, pa lajmin se si ai kishte përfunduar, ajo vendosi menjëherë që ta ndihmojë, përcjell Telegrafi.

Kim Hershman u takua me të dhe ofroi t’i paguante një muaj rehabilitim nga droga, që kushtonte 10 mijë dollarë, por sapo do të paguante, zbuloi se tashmë këtë e kishte paguar Medi Cal, një shoqatë vendase që gjithashtu kishte parë lajmin.

“Kur e lexova lajmin, e pash që vërtet kishte lot dhe mërzi. Kur ishim në Yale në vitet 80-ta, kishte shumë pak studentë me ngjyrë atje. Tashmë gjërat janë shumë më ndryshe”, kujton Hershman.

Pleasants, 52-vjeçar, thotë që një nga mënyrat që mund të ndihmohen të pastrehët, është që t’u krijohen kushtet për të kërkuar punë.

Ai shton se duhet një qendër ku të pastrehët mund të hekurosin rrobat e të mirëmbahen, para se të dalin për të kërkuar punë.

Hershman dhe Pleasants po përgatiten ta përgatisin një dokumentar që do të tregojë jetën e personave që përfundojnë në rrugëve, gjë që mund të ndihmojë të tjerët ta shmangin këtë dramë.