Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Disa fakte rreth Çmimit Nobel për Ekonomi

Nobeli në Shkencat e Ekonomisë nuk është një nga çmimet origjinale dhe u dha për herë të parë në vitin 1969.

Çmimi u krijua në vitin 1968 nga Banka Qendrore Suedeze, në kujtim të Alfred Nobelit, shpikësit të dinamitit, i cili caktoi çmimet në kimi, mjekësi, fizikë, letërsi dhe paqe, që janë dhënë që nga viti 1901.

Meqenëse çmimi i ekonomisë u caktua veçmas, ai ka qenë i diskutueshëm. Fondacioni Nobel nuk e njeh zyrtarisht si një çmim, por e përcakton atë si çmimin e Bankës Qendrore Suedeze, Sveriges Riksbank.

Vlera e tij është sa çmimet e tjera, që në vitin 2019 ishte 908 mijë dollarë.

Çmimi është dhënë çdo vit që nga viti 1969, ku deri në vitin 2019 këtë e kanë marr 84 personave.

Deri në vitin 2019, janë dhënë 25 çmime për fitues individualë, 19 për grupe me nga dy persona dhe shtatë çmime për grupe me nga tre persona.

Dy gra kanë fituar këtë çmim, Esther Duflo në vitin 2019 dhe Elinor Ostrom një dekadë më herët.

Pjesa më e madhe e fituesve kanë qenë amerikanë.

Fituesja me e re për këtë çmim ka qenë franko-amerikania, Esther Duflo, 46 vjeçare, ndërsa më i vjetri, polako-amerikani i lindur në Moskë, Leonid Hurwicz, 90 vjeçar, kur fitoi në vitin 2007.

Esther Duflo dhe Abhihjit Banerjee ishin çifti i parë i martuar të cilët fituan çmimin në vitin 2019.

Asnjë nga fituesit e ekonomisë nuk ka fituar çmimin më shumë se një herë.

Makroekonomia është fusha më e zakonshme e kërkimit për fituesit e ekonomisë. /Telegrafi/