Donald Trump ka të drejtë – bota duhet të fillojë t’i zgjidhë vetë problemet e saj

Donald Trump ka të drejtë – bota duhet të fillojë t’i zgjidhë vetë problemet e saj

Qenia e një britaniku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këto kohë, është një lehtësim i bekuar për të. Ditët kalojnë, dhe askush nuk flet për BREXIT. Është sikur një bërthamë, t’i hiqet artit të bisedës. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndarjen e vet të thellë, të shkaktuar nga politikat populiste. Është Donald Tramp dhe ‘Amerika e Para’.

Trump është bërë një fenomen. Ashtu si Samsoni në tempull edhe ai duket i aftë të rrëzojë të gjithë ‘godinën’ e politikës. Për hir të një muri e mbylli qeverinë amerikane, tregtia botërore është e rrënuar, tregjet e aksioneve janë në rënie, dhe aleancat gjithashtu.

Megjithatë, kur një klasë e tërë politike, thotë se është një vendim i çmendur, unë prirem të mendoj se diçka në të duhet të jetë e drejtë. Po kështu edhe për njoftimin e Trump muajin e kaluar, se ai ishte duke tërhequr dy mijë trupat amerikane nga Siria. Që ai mundi ta bënte këtë, pas një takimi miqësor me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe pa u thënë asgjë komandantëve të tij, kjo ishte tronditëse.

Ai humbi menjëherë Sekretarin e tij të Mbrojtjes, James Matis dhe ekspertin e tij mbi ISIS-in, Brett Meager, me të parin që e akuzoi Trumpin se nuk është më “duke mbrojtur mënyrën tonë të jetës”. Jashtë vendit, kurdët u shkatërruan, afganët u qetësuan dhe Irani dhe ISIS-it thuhet se mbetën të kënaqur.

Reagimi i ashpër erdhi nga demokratët dhe republikanët, me senatorin Lindsey Graham, që iu lut presidentit të ndryshonte një vendim, që “kërcënon sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Trump ka lejuar edhe një qëndrim 120 ditorë dhe më pas nisjen e një tërheqje më të ngadaltë.

Argumenti i Trump, është se dalja nga luftërat e Amerikës, ishte një premtim i tiji elektoral. Ndërhyrja siriane, nuk kishte për qëllim të ishte e përhershme dhe tashmë e kishte gjymtuar ISIS-in.

“Njerëzit do të duhet të fillojnë të bëjnë vetë shumë nga punët e tyre, sepse Shtetet e Bashkuara nuk mund të vazhdojnë të jenë më xhandari i botës”, shtoi Trump.

Ndaj kësaj deklarate reagoi Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, që këmbënguli që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të qëndrojë në Siri “për të siguruar që rrugët e Britanisë së Madhe të jenë të sigurta”. Si dhe pse duhet të ndodhë kjo, ai nuk e shpjegoi. Jetët dhe paratë amerikane, kishin bërë pak përtej vrasjes së mijëra civilëve dhe rrafshimit të disa prej qyteteve më të vjetra në botë.

Masa në të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zhytur në Mesopotami, ashtu si në Afganistan, është në fakt e papërcaktuar. Tërheqja është gjithmonë zemërthyese ndaj miqve dhe e kënaqshme për armiqtë. Barak Obama u përpoq të tërhiqej, por e humbi arsyen. Trump po e zbulon se pse ndërhyrja kryhej përmes ndërhyrjes dhe cinizmit të lobeve pro-ndërhyrjes, që përmendnin sigurinë kombëtare.

Tani vjen edhe paradoksi. Trump ulet në sallën e luftës në Shtëpinë e Bardhë, duke predikuar të njëjtën ‘siguri kombëtare’ me të cilën u tall në Siri, për të justifikuar ndërtimin e murit të tij me Meksikën, që kushton plot 5 miliardë dollarë. Emigrimi përmban vuajtje të tmerrshme, në të cilën Britania nuk ka të drejtë të sillet si e pikëlluar.

Britania e Madhe ka ‘detin e argjendtë’ të Shekspirit, i cili monitorohet në murin e një zyre dhe ku do të mjaftojnë disa anije patrullimi. Por çështja është e njëjtë, si të respektojmë zgjedhjet populiste për të mbrojtur emigrantët. Trump ka të drejtë të vendosë ‘Amerika e Para’ mbi ë Lindjen e Mesme dhe se slogani mund të shpjegojë barrierat e tij tregtare kundër Kanadasë dhe Kinës.

Por ashtu si muri meksikan, politikat e tilla nuk kanë të bëjnë aspak me sigurinë kombëtare të Amerikës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë vendi më i sigurt në planet. Territori i saj, nuk ka qenë kurrë i rrezikuar nga një fuqi e huaj, e lëre më të jetë pushtuar. Dy oqeane e mbrojnë atë në lindje dhe në perëndim.

Me përjashtim të sulmeve të 11 Shtatorit, incidentet terroriste kanë qenë të lindura në shtëpi. Luftërat jashtë vendit, nga Vietnami në Siri, kanë reflektuar një kërkesë hegjemoniste neo-imperialiste, të ngjashme me atë që përdorte për të kapur Britaninë. Efekti, ka qenë shndërrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga një polic në një roje objekti.

Politika e frikës, ka qenë prej kohësh modaliteti parazgjedhor i burrështetasve të pasigurt. Parakalimi i muskujve ushtarakë, e dominon ende sferën publike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është bërë një dritare për atë që presidenti Dwight Eisenhower e quajti dikur kompleksi anti-demokratik ‘ushtarako-industrial’.

Përmirësimi i tij i pafund, rrit shpenzimet ushtarake, dhe mbështet kauzën e një pranie amerikane anembanë botës. Ai falet çdo ditë në ‘altarin’ e sigurisë kombëtare. Ndihma amerikane për NATO-në, ka mbështetur gjatë sigurinë e Evropës, por kjo nuk e minon sfidën e Trump, se pjesa tjetër e botës, duhet të fillojë të zgjidhë vetë problemet e saj.

Ngërçi aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme, ishte pikërisht ajo për të cilën u paralajmërua Britania në Krizën e Suezit në vitin 1956, se nuk duhet ta justifikonte aventurën perandorake me sigurinë e brendshme. Vërejtjet për këtë qëllim nga Matis, Graham dhe britaniku Hunt janë qesharake dhe ata e dinë atë.

Fuqia e ushtrive për të diktuar politika dhe komanduar burime, përmes ekzagjerimit të frikës së publikut, është dobësia e populizmit. Si një admirues i përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë kam qenë gjithmonë i mrekulluar për të mirë, se çfarë mund të bëjë për botën fuqia dhe pasuria e saj. Kjo është arsyeja pse skllavëria e saj ndaj motos së Franklin Roosevelt për të pasur ‘frikë nga vetë frika’, është aq tragjike.

Që kërkesa për ‘stabilitet’ në Lindjen e Mesme, të paraqitet si diçka që ka disi të bëjë me sigurinë e shtetit amerikan apo britanik, ky është një absurditet. Pavarësisht gjithë absurditeteve të tij në kufirin meksikan, në këtë drejtim zëri i Trump është i arsyeshëm. /The Guardian/

Autor: Simon Jenkins

0 Reviews

Write a Review

Read Previous

Oda Ekonomike Amerikane: Ligji për Paga kërcënon stabilitetin financiar të vendit

Read Next

Pagat me rritje për mjekët dhe infermierët me Ligjin e ri të Pagave [Infografikë]