Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Donald Trump mendon se shefi i Apple e ka emrin Tim Apple

Presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shpesh i duhet të mbajë mend shumë emra, ku disa i mbani mend e disa i harron, mirëpo asnjëherë nuk do të harrohet kur Trump e quajti shefin ekzekutiv të Apple, Tim Cook me Tim Apple.

Edhe pse Cook është një figurë e njohur në botën e biznesit dhe ke pasur të bësh me të si në rastin e Trumpit, t’i mbash mend emrin nuk duhet të përbëjë problem.

“Tim është prej atyre njerëzve që po i bëjnë gjërat ashtu siç kemi dëshiruar të gjithë. Jam mësuar të them Tim t’i duhet të fillosh të bësh biznes këtu dhe me të vërtetë keni bërë një investim të madh në vend. Ne e vlerësojmë shumë Tim Apple”, është shprehur Trump, gjatë takimit me atë.

Trump njihet për problemet e tij me kujtesën e emrave të njerëzve. Në të njëjtën mënyrë ai quajti shefen e Lockheed Martin, Marilly Hewson, si Maryllin Lockheed.