Search

Dong Mingzhu – afaristja më e suksesesshme e Kinës për vitin 2017

Zëvendëskryetarja e bordit dhe presidente e kompanisë së pajisjeve elektroshtëpiake ‘Gree’, quhet edhe ‘zonja e hekurt’ e qarqeve të biznesit.

Ajo njihet si një nga biznesmenet më të rrepta në Kinë dhe ndryshe nga shumë prej grave në listat e të pasurve, nuk e trashëgoi pasurinë dhe nuk kishte njeri që ta mbështeste apo lidhje të forta. Dong Mingzhu admirohet për forcën dhe vendosmërinë që dikur e ndihmuan të shiste kondicionerë edhe në mes të ngricës, pra në dimër. Ajo është përpjekur që edhe të birin ta bëjë të fortë si vetja.

Në ‘Gree’ tregohet gjerësisht historia si Dong Mingzhu e la të birin, kur ishte vetëm 12 vjeç, të shkonte vetë me autobus në aeroport. Dong Mingzhu e ktheu një kompani të vogël të panjohur në një prej sipërmarrjeve më të suksesshme në Kinë dhe që synon të zërë pjesën e luanit edhe në tregun botëror. E gjithë kjo falë një pune vërtet të palodhur.

Gjatë më shumë se 20 vjetëve, Dong Mingzhu nuk ka marrë as një ditë pushim.

“Do të pushoj kur të dalin në pension”, thotë gruaja e hekurt.