Search

E vërteta e dhimbshme – Lufta Civile e Shqipërisë nxjerr mësime për investitorët e Bitcoin

Ky artikull ka të bëjë me Bitcoin, por së pari ne do të flasim për Luftën Civile në Shqipëri.

Kthehemi në vitin 1991, qeveritë komuniste në të gjithë Evropën u shpërndanë sikurse motori i një ‘Lada’. Qytetarët e Shqipërisë kishin qenë edhe më të varfrit dhe më të izoluarit gjatë Luftës së Ftohtë sesa shumica e fqinjëve të tyre – ata u mbështetën te Mao gjatë një mosmarrëveshjeje midis Kinës dhe Bashkimit Sovjetik, duke i bërë ata dy herë më shumë të huaj.

Por, gjërat po shkonin për mirë! Kishte zgjedhje demokratike dhe mundësia për të kaluar në një ekonomi jo të bazuar në sigurimin e bukës dhe ndërtimin e qindra bunkerëve betoni.

Pastaj, artistët e monedhave filluan të duken në skenë.

Gjatë gjashtë viteve të ardhshme, ekonomia shqiptare ngadal u konsumua nga një mori skemash Ponzi dhe skema piramidale.

Disa prej tyre duket se filluan si biznese – për të kontrabanduar armë dhe naftë në ish-Jugosllavi, për shembull, në kundërshtim me sanksionet e luftës. Të tjerët ishin mashtrime që nga fillimi.

Por, premtuan kthime dhe fitime të mëdha! Dyfishoni paratë në një vit! Në gjashtë muaj! Në një muaj!

Paratë vërshuan. Një ekip i vogël i futbollit jashtë kryeqytetit papritmas kishte para për të punësuar një trajner të famshëm argjentinas. Milionerët e rinj e frynë pasurinë e tyre me makina dhe ndërtime të reja.

Pastaj në fund të vitit 1996, skemat shpërthyen brenda disa javësh.

Në tërësi, dy të tretat e shqiptarëve investuan në një nga skemat. Ato thithën më shumë se 1.2 miliardë dollarë nga një vend i varfër me 3.5 milionë banorë.

Pastaj, piramidat ranë dhe vendi shkoi në krizë.

‘Lufta Civile’ ishte një periudhë trazirash që përfshinte konflikte midis banorëve të zemëruar, qeverisë, politikanëve të opozitës dhe liderëve të bandës së pamëshirshme. Depot e armëve në të gjithë vendin u plaçkitën dhe pothuajse çdo i rritur kishte një armë dhe municion. Rreth 2,000 njerëz vdiqën.

Kjo është historia më e zymtë që unë di në lidhje me skemat financiare keqfunksionale.

Por, çfarë ka kjo të bëjë me Bitcoin?

Skemat Ponzi u panë tërheqëse në Shqipëri për shkak të dy faktorëve.

Së pari, popullsia ishte tepër naive rreth financimit apo investimit, e cila në thelb nuk ekzistonte për 50 vitet e kaluara.

Së dyti, për shkak se qeveria e tyre e re ishte po aq naive, nuk kishte kontrolle financiare apo institucione të zbatimit të ligjit të afta për të vënë frenat në këto skema mashtrimi.

Bitcoin është një kriptovalutë – një sistem online i parave bazuar në kriptografinë e fortë dhe një sistem shpërndarjeje të kontrolluar nëpërmjet një softueri të quajtur Blockchain.

Kriptovalutat posaçërisht janë krijuar për të lejuar përdoruesit e tyre për të shmangur pengesat qeveritare, siç ju e dini, zbatimi i ligjeve dhe pagesa e tatksave.

Për shembull, Bitcoin ishte metoda e favorizuar e pagesës në një numër të madh të faqeve të ‘internetit të zi’ si Silk Road, ku njerëzit blinin dhe shitnin drogë me porosi.

Pra, në këtë mënyrë ne kemi mungesë të mbikëqyrjes qeveritare.

Pastaj, gjatë muajve të fundit pamë rritjen e habitshme të vlerës së Bitcoin – dhe kriptovalutave të tjera të quajtura ‘altcoins’. Kjo tërhoqi mijëra njerëz nga e gjithë bota për të investuar. Hej, vlera po rritet, apo jo?

(Kjo ndodhte përkundër faktit se sa më shumë njerëz që duan të përdorin ato, blerja dhe tregtia bëhet më e vështirë, për shkak të problemeve të softuerit.)

Ne gjejmë se disa shkëmbime dhe madje edhe disa oferta në të gjithë ‘altcoin’ po akuzohen për skemat Ponzi.

Javën e kaluar, Bitcoin mori një goditje masive në vlerën e saj jashtëzakonisht të fryrë. Tani po luhatet lart e poshtë. Në një moment, ajo kishte humbur më shumë se 50 për qind të vlerës së saj kulmore.

Për fat të mirë, Bitcoin dhe ‘altcoins’ janë duke u blerë nga një bazë e konsumatorëve të shpërndarë gjithandej. Rënia gjithnjë e më e madhe e tyre nuk do të nxisë ish-komunistët e çmendur që të dalin në rrugë duke kërkuar fajtorin.

Ata do të prekin vetëm të dyshuarit e zakonshëm – disa idiotë të pasur dhe shumë njerëz më të varfër, të cilët u joshën nga premtimi i parave të lehta.

Në fund, është vetëm historia e Shqipërisë që përsëritet nga e fillimi. /Langley Advance /Telegrafi/