Search

‘The Economist’: Bitcoin nuk është i vetëm në lojën e kriptovalutave

Cila mund të jetë monedha e ardhshme dixhitale që do të sundojë mbi të gjitha kriptovalutat?

Gjithçka filloi si lojë. Dogecoin doli në treg në vitin 2013, si një parodi ndaj Bitcoin, duke përdorur si logo të saj një qen të racës japoneze – Shiba Inu – një figurë e famshme në internet. Kjo kriptomvalutë me të vërtetë kurrë nuk u përdor, përveçse për reklamimin në internet dhe një nga themeluesit e saj e ka konsideruar atë të harruar. Por kohët e fundit çmimi i saj është rritur: më 7 janar, vlera në dollarë e të gjithë kriptovalutave, Dogecoin, në qarkullim arriti në 2 miliardë dollarë, një tregues i fortë i ‘çmendurisë’ së kriptomonedhave. Ky është edhe një tregues mjaft i mirë dhe një formë kujtese se Bitcoin nuk është i vetmi lojtar në këtë valle. Kapitali i tregut tani arrin në vetëm një të tretën e tregut të kriptovalutave, shkruan The Economist, përcjell Telerafi.

Një kriptomonedhë e re lind pothuajse çdo ditë, shpeshherë përmes një Oferte Fillestare të Monedhës (ICO), një formë e mbledhjes së fondeve online. CoinMarketCap, një faqe interneti, liston mbi 1,500 monedha dixhitale, duke përfshirë këtu PutinCoin, SexCoin dhe InsaneCoin. Shumica e tyre janë jo më shumë sesa thjesht kuriozitete, por deri në mes të janarit, rreth 40 prej tyre kishin një kapital tregu prej më shumë se një miliard dollarësh.

E para në listë, pas Bitcoin, ishte Ethereum, kriptovaluta e cila arriti një kapital tregu prej 137 miliardë dollarësh. Pretendimi i Ethereum për të marrë sa më shumë famë është se kjo kriptovalutë është edhe një platformë për ‘kontratat e zgjuara’, rregullat e biznesit të përfshira në softuer. Shumica e ICO-ve, për shembull, burojnë nga kontratat e tilla. Suksesi i saj ka tërhequr vëmendjen edhe për krijimin e kriptomvalutave të tjera, kopje të kësaj të fundit, të tilla si Cardano dhe NEO, një version kinez i kriptovalutave.

Ripple, gjithashtu, po sfidon gravitetin. I gjithë zemërimi lidhet me kriptovalutat e Koresë e Jugut, e cila bëri plane për të ndaluar shkëmbimet tregtare. Softueri i Ripple mundëson lëvizjen e parave midis vendeve dhe mbi 100 banka kanë nënshkruar marrëveshje për të blerë teknologjinë me të cilën ajo funksionon, bazuar kryesisht mbi një kriptovalutë të njohur me emrin XRP. Në vitin 2017, kapitali i saj i tregut u rrit me më shumë se 40 për qind, duke arritur në rreth 149 miliardë dollarë në fillim të janarit, përpara se të shënonte një rënie tjetër në 78 miliardë dollarë. Kjo ende e bën Chris Larsen, bashkëthemelues i Ripple, një nga njerëzit më të pasur në botë, të paktën në letër.

Gjithashtu, monedhat më pak të njohura kanë filluar të fitojnë terren. Monero dhe Zcash janë të përqendruar kryesisht në privatësinë e tyre. Stellar zhvilluar një sistem për të transferuar fonde me çmim të lirë, që përdoret nga organizatat bamirëse, veçanërisht në vendet e varfra. IOTA mundëson shkëmbimin e informacioneve dhe pagesave të sigurta. Pastaj vjen Bitcoin Cash, themeluesit e të cilit u ndanë nga Bitcoin në gusht të 2017-së, sepse ata nuk ishin të kënaqur me mënyrën se si ky i fundit menaxhohej.

Ndoshta mund të ndodhë që këto ditët, ndonjëra prej këtyre kriptovalutave të marrë vendin e Bitcoin, lëvizje që brenda këtij rrethi njihet si ‘zëvendësimi’? Por duke marrë në konsideratë edhe problemet e qeverisjes së Bitcoin dhe kapacitetin e kufizuar (tani mesatarisht një transaksion kushton gati 30 dollarë), kjo gjë edhe mund të ndodhë. Por nuk është vetëm Bitcoin që ka probleme edhe të tjerët kanë probleme. Pagesat e përdoruesve të Ethereum janë rritur dhe sistemi ka hasur sërish vështirësi të ndryshme teknike. Sa për Ripple, disa vënë në pikëpyetje masën me të cilën XRP-të përdoret në të vërtetë.

Por edhe pse shumica e tyre po përballen me probleme të ndryshme, kriptovaluta të reja po krijohen nga dita në ditë. Kodak është nga më të rinjtë e kësaj liste, i cili ka shprehur se shumë shpejt do të hedhë në treg një kriptovalutë për t’u lejuar fotografëve që të publikojnë veprat e tyre. Më ambicioze do të jetë ICO e Telegram, një shërbim për dërgimin e mesazheve me 180 milionë përdorues që synon të rrisë fitimet me 1.2 miliardë dollarë dhe të hedhë në treg një monedhë të quajtur Gram, e cila do të përdoret për të paguar një sërë shërbimesh, nga ruajtja online në rrjet në rrjetet private virtuale. Edhe Facebook e ka marrë në konsideratë dhe po e trajton me shumë seriozitet faktin e krijimit dhe hedhjes në treg të një kriptovalute. Por nëse rrjeti më i madh social në botë do ta bëjë këtë lëvizje, ditët e Bitcoin-it si kriptovaluta lidere me siguri që do të janë të numëruara.