Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Edhe eBay tërhiqet nga projekti për kriptovalutën Libra

Gjatë javës së fundit, katër korporatat e mëdha partnere janë tërhequr nga plani i diskutueshëm i Facebook për ta lëshuar në përdorin kriptovalutën Libra.

PayPal u tërhoq nga projekti të premten e kaluar dhe tani eBay po shkon drejt rrugës për t’u larguar. Edhe partnerët tjetër si Visa dhe MasterCard gjithashtu janë duke ‘rishqyrtuar’ rolin në projekt.

Largimet pasojnë kundërshtimin ndaj projektit nga Franca si dhe House Financial Services Committee, por kjo e fundit do të merret vesh nga vetë shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg në një seancë dëgjimore në Senat më 23 tetor, përcjell Telegrafi.

Partnerët e mbetur të Libra Association, duke përfshirë Uber, Spotify dhe Coinbase, planifikojnë të mblidhen javën tjetër në Gjenevë, për të caktuar një bord drejtuesish për këtë grup. Kritikat e vazhdueshme për Libra i bën partnerët e Facebook gjithnjë e më shumë thelbësorë për lëshimin në përdorim të saj. Por tashmë, shumë prej peshave të rënda financiare që u regjistruan në Libra duket se kanë humbur interesin për t’i ofruar Facebookut asgjë më shumë sesa mbështetje verbale.

“Ne e respektojmë shumë vizionin e Libra Association, megjithatë, eBay ka marrë vendimin për të mos ecur përpara si anëtar themelues”, tha një zëdhënës i eBay në një deklaratë të botuar nga Bloomberg.

Kreu i Rezervës Federale, Jerome Powell ndërkohë, deklaroi se Libra nuk mund të jetë një realitet pa u adresuar çështjet serioze të sigurisë që lidhen me të.