Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Elon Musk u shkruan punëtorëve pas mesnatës, i njofton se do të largohen nga puna

A keni marrë ndonjëherë e-mail nga shefi i juaj në orën 1 të mëngjesit?

Kjo është koha kur shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, iu dërgoi një njoftim punëtorëve të kompanisë Tesla.

Pas prezantimit të arritjeve të kompanisë, Musk njoftoi se do të ketë shkurtime të vendeve të punës për 7 për qind, përcjell Telegrafi.

Ai argumenton se këto shkurtime janë të nevojshme për të ndihmuar kompaninë të përballojë gjendjen me të cilën po ballafaqohet. Musk pranon se ndërtimi i makinave, baterive dhe paneleve diellore me kosto konkurruese janë ende shumë të shtrenjta për shumicën e njerëzve.

“E gjithë kjo punë e vështirë është e vlefshme. Është e pamundur të zhvillojë dhe krijojë teknologji të reja të cilat shiten me çmimet e makinave konvencionale”, thotë Musk, duke argumentuar kostoja e ndëtimit të makinave Model 3 ende mbetet e lartë.

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike, aktualisht ka mbi 45 mijë të punësuar, ku 3 mijë prej tyre do të largohen.