A është vërtetë problem pabarazia?

Pabarazia po merr shumë vëmendje kohët e fundit. Vetëm pak kohë më parë New York Times, deklaroi se pabarazia globale është stabilizuar, por shtoi se, “lajmi i keq është se ky stabilitet nuk do të zgjasë”.

Në thelb, të kritikosh pabarazinë është një kritikë ndaj lirisë së individit dhe tregut të lirë. Si shpjegohet kjo?

Njerëzit janë kompleks dhe kompleksiteti kuptohet duke marrë parasysh të gjitha dëshirat dhe nevojat e ndryshme që kemi. Ngjashmëria si njerëz nuk do të thotë edhe mundësi, nevoja apo dëshira të njëjta. Përkundrazi, ato janë krejt të ndryshme dhe po kështu është edhe kompleksiteti i përmbushjes së tyre. Në përgjithësi, njerëzit duan/kanë nevojë për strehim, por a keni parë ndonjëherë dy shtëpi që janë identike, si brenda dhe jashtë?

Kompleksiteti i dëshirave tona, deri në muzikën që dëgjojmë, përmbush më së miri një sistem që lejon shkëmbimin reciprokisht të dobishëm mes atyre që krijojnë muzikë dhe atyre që duan muzikë. Prej shkëmbimit përfitojnë të dyja palët. Njëra palë gëzon produktin dhe e dyta krijon të ardhura të cilat mund të kthehen në pasuri. Ashtu si muzika e një muzikanti plotëson nevojat e njerëzve, të ardhurat e tyre rriten deri në pikën ku realizohet fitimi (të ardhurat që tejkalojnë shpenzimet) dhe krijohet pasuri, pra akumulimi i mjeteve monetare.

Tregu është një mekanizëm, i cili shpërblen njerëzit të plotësojnë nevojat e tyre dhe të të tjerëve. Ata që plotësojnë nevojat e të tjerëve më së miri kompensohen në përputhje me rrethanat dhe krijojnë pasuri më shpejt se të tjerët. Kështu krijohet një hendek midis atyre që plotësojnë nevojat dhe dëshirat e të tjerëve në mënyrë të saktë dhe atyre që nuk e bëjnë. Pra gjithmonë ekziston një boshllëk! Këtu qëndron problemi!

Kritikët e pabarazisë bëjnë një gjykim moral, pavarësisht se kush i shërben dëshirave/nevojave të të tjerëve, një individ ose grup. Liria e individit për krijimin dhe mirëmbajtjen e pasurisë varet nga një rezultat i pasurisë së barabartë që autoritetet përcaktojnë për pjesën tjetër të popullsisë. Kjo arrihet ose duke marrë nga ata që krijojnë pasuri ose duke përmbushur nevojat e të tjerëve në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe duke e rishpërndarë atë tek ata që nuk kanë këtë mundësi.

Por a është vërtetë një problem pabarazia?

Pabarazia në thelb nuk është problem! Ai është produkt i individëve që përdorin lirinë e tyre për të ndjekur interesat më të kënaqshme për ta: ose prodhojnë mallra dhe shërbime për të tjerët ose konsumojnë atë që prodhojnë të tjerët. Rrjedhimisht ata që shërbejnë shumë grumbullojnë pasuri.

Ekziston një problem kur nuk ka pabarazi. Përmes mjeteve të ndryshme të rishpërndarjes së pasurisë, autoritetet përpiqen të barazojnë rezultatet dhe pa dashje krijojnë një nënklasë të përhershme. Gjithashtu, reduktimi i pasurisë përmes konfiskimit të pronës redukton nxitjen për të përmbushur nevojat e të tjerëve. Më pak mallra dhe shërbime prodhohen dhe krijohet më pak pasuri. Në fund të fundit, ndodh një spirale e vdekjes dhe të gjithë humbin.

Në thelb nga përmbushja e nevojave apo dëshirave dhe krijimi i pasurisë përfitojnë të gjithë, veçanërisht të varfëritë. Pabarazia është ende atje, por standardi i jetesës për të varfëritë është rritur në mënyrë dramatike. Ato të cilat ishin dikur luks, të disponueshme financiarisht vetëm për të pasurit, janë bërë sende të zakonshme edhe për ‘të varfëritë’.

Pse ka ndodhur kjo? Sepse krijuesit e tyre ishin të zellshëm për t’i shërbyer nevojave të shumë vetave, duke rritur standardin e jetesës për të dyja palët. Konsumatorët kanë përmbushur nevojat e tyre dhe prodhuesit kanë krijuar pasuri. /Foundation of Economic Foundation/

0 Reviews

Write a Review

Read Previous

Administrata Tatimore i porosit bizneset: Mbajeni dokumentacionin sipas legjislacionit tatimor

Read Next

A po e ngadalëson vërtet globalizmi ekonominë botërore?