Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Facebook nuk kursen as 13-vjeçarët nga grumbullimi i të dhënave

Facebook do t’i japë fund programi kërkimor kontrovers të njohur si Facebook Research me pajisjet e Apple disa orë pasi u raportua se gjiganti i medies sociale ka paguar adoleshentët për të monitoruar përdorimin e telefonave të mençur.

Kompania prej kohësh ka një program i cili grumbullon të dhënat e përdoruesve nga vullnetarë me pagesë dhe ky program është aktiv prej tre vitesh.

Sic raporton TechCrunch, aplikacioni Facebook Research paguante vullnetarët e moshave 13 deri në 35 vjeç me 20 dollarë në muaj për t’iu qasur të dhënave në telefonët e tyre.

Aplikacioni do të vijojë të jetë i disponueshëm në Android por jo edhe në iOS.

Edhe në të kaluarën Facebook kishte grumbulluar të dhëna të ngjashme përmes Onavo Protect, një shërbim VPN që e bleu në vitin 2013.

Të dhënat e grumbulluara nga Onavo, Facebook i përdori për të identifikuar konkurrentët në fazat e hershme dhe më pas për ti blerë.

Facebook Research kërkonte instalimin e një certifikate me privilegje [root], me të cilën mund të shikonte mesazhet private, e-mailet, kërkimet në ueb dhe aktivitetin e shfletimit.

Kjo bie ndesh me politikat e Apple dhe funksionalitetin e sistemit operativ, të cilat ndalojnë instalimin e certifikatave në telefonat e përdoruesve.

Rrjeti social mohoi se Facebook Research të jetë zhvilluar për të zëvendësuar Onavo edhe pse kanë ngjashmëri në kod.