Search

Fehmi Mehmeti caktohet ushtrues detyre i Guvernatorit të BQK-së

Zëvendësguvernatori i deritanishëm, Fehmi Mehmeti, është caktuar ushtrues detyre i Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) deri sa të plotësohet posti i Guvernatorit.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Bordit të BQK-së.

“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 11 shtator 2017, miratoi këtë vendim. Caktoi zotëri Fehmi Mehmetin, zëvendësguvernator për Mbikëqyrje Financiare për ushtrues detyre të Guvernatorit deri sa të plotësohet posti i Guvernatorit”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Bedri Hamza lë postin e Guvernatorit

Bedri Hamza ka dhënë dje dorëheqje nga pozita e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) pas emërimit në postin e ministrit të Financave në Qeverinë Haradinaj. /Gazeta Ekonomia