Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Fillon në Davos punimet Forumi Ekonomik Botëror

Me pjesëmarrjen e liderëve politikë dhe atyre më me ndikim botëror, në Davos të Zvicrës ka filluar Forumi Ekonomik Botëror.

Samiti i këtij viti i Forumit Ekonomik Botëror, ku marrin pjesë liderët më me ndikim politik dhe në botën e biznesit, do të fillojë me temën kryesore ‘Globalizimi 4.0: Në kërkim të arkitekturës botërore në epokën e Revolucionit të Katërt Industrial’.

Samiti këtë vit mbahet për të 49-ën herë, me pjesëmarrjen e më shumë se tre mijë biznesmenëve, politikanëve, akademikëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile nga 110 vende.

Politikanët dhe udhëheqësit e botës së biznesit që marrin pjesë në Samitin e Davosit do të diskutojnë një globalizëm më gjithëpërfshirës.

Temat kryesore të samitit përfshijnë globalizimin, shëndetin mendor, ndryshimet klimatike, ngadalësimin e rritjes në Kinë dhe ekonominë globale, luftërat tregtare, krizën e Jemenit dhe Sirisë, rritjen e populizmit, problemin e emigracionit, luftën kundër varfërisë dhe tërheqjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, zhvillimet në teknologji, transformimin e shpejtë të mjekësisë në shoqëri, robotikën, inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin.

Në takime do të diskutohet edhe rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar në mënyrë që globalizimi të jetë gjithëpërfshirës.

Ndërkohë, vëmendje ka tërhequr mospjesëmarrja e pesë vendeve permanente të Këshillit të Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania, Franca, Kina dhe Rusia, në nivel të krerëve të shtetit ose kryeministrave.

Krahas presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka njoftuar se nuk do t’i bashkohet Forumit për shkak të mbylljes së qeverisë federale si pasojë krizës së përkohshme të buxhetit, paqartësinë ruan edhe pyetja nëse pjesë do të marrën sekretarët amerikanë në çastin e fundit.

Po ashtu, në Forum nuk do të marrin pjesë as edhe kryeministrja britanike Theresa May, e cila ka njoftuar se do të përshpejtonte negociatat me partitë e opozitës, organizatat e shoqërisë civile, bizneset dhe sindikatat për të formuar një alternativë ndaj Marrëveshjes së BREXIT-it të refuzuar nga parlamenti, si dhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili nuk do të jetë i pranishëm në samit për shkak të protestave që vazhdojnë nga ‘Jelekët e Verdhë’.

Në Forum, ku më shumë se 60 vende do të përfaqësohen në nivel të presidentëve dhe kryeministrave, si pjesëmarrës kryesorë në pah dalin kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti brazilian Jair Bolsonaro, presidenti afgan Eshref Gani, presidenti irakian Barham Salih, kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardem, kryeministri japonez Shinzo Abe, presidenti peruan Paul Kagame, kryeministri holandez Mark Rutte, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, zëvendëspresidenti kinez Wang Qishan dhe trashëgimtari i dytë i fronit mbretëror britanik, Princi William.

Zyrtarë të nivelit të lartë të kompanive shumëkombëshe pritet të kërkojnë tregje të reja në Forum, ku themeluesi i Microsoft, Bill Gates, do të mbajë fjalim në një forum që fokusohet në risitë financiare për shëndetin botëror, ndërsa presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, do të flasë në shumë panele.