Search

‘Forbes’: Cristiano Ronaldo, sportisti më i paguar në botë

Revista e njohur ‘Forbes’ ka zbuluar 10 sportistët më të paguar në botë për vitin 2017.

Pas shumë çmimeve, ylli portugez Cristiano Ronaldo është vlerësuar si sportisti më i paguar në botë për këtë vit. Futbollisti më i mirë në botë ka fituar 93 milionë dollarë gjatë vitit 2017, apo 5 milionë më shumë se në vitin 2016.

Portugezi ka lënë mbrapa rivalin e tij Lionel Messi, i cili për këtë vit ka fituar 80 milionë dollarë dhe gjendet në pozitën e tretë të listës ‘Forbes’, për sportitët më të paguar të vitit.

Në pozitën e dytë ndodhet mbreti i NBA-së, LeBron James me fitime prej 86.2 milionë dollarësh, ku vitin e kaluar ishte në vitin e tretë.

Ndërkohë në pozitat katër dhe pesë ndodhet një mbret tjetër, por ai i tenisit, Roger Federer që ka fituar 64 milionë dollarë dhe Kevin Durant me 60.6 milionë dollarë.

Duhet theksuar se nga futbollistët vetëm Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë në listën e top 10 sportistëve më të paguar në vit.

Kjo është lista e plotë e top 10 sportistëve më të paguar për vitin 2017:
1. Cristiano Ronaldo (Futboll) – 90 milionë dollarë
2. Lebron James (Basketboll) – 86.2 milionë dollarë
3. Lionel Messi (Futboll) – 80 milionë dollarë
4. Roger Federer (Tenis) – 64 milionë dollarë
5. Kevin Durant (Basketboll) – 60.6 milionë funte
6. Rory McIlroy (Golf) – 50 milionë dollarë
7. Andreë Luck (Footboll amerikan) – 50 milionë dollarë
8. Stephen Curry (Basketboll) – 47.3 milionë dollarë
9. James Harden (Basketboll) – 46.6 milionë dollarë
10. Lewis Hamilton (Formula 1) – 46 milionë dollarë /Gazeta Ekonomia