Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Frymëzimet nga Çmimi Nobel i Ekonomisë për zhdukjen e varfërisë

Më 14 tetor është shpallur Çmimi Nobel për Ekonomi për vitin 2019, fitues të të cilit janë Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer. Këta tre ekonomistë kanë paraqitur një projekt eksperimental në zbutjen e varfërisë botëror.

Ky vit ndoshta është viti kur është bërë më shumë zhurmë mbi këtë çmim, sepse për teoritë e zhvillimit ekonomik dhe metodat e menaxhimit të rastësishëm ekonomik, të njohura si RCT, ndoshta ka kandidatë më të përshtatshëm për çmimin, por këta fitues kanë dhënë kontribut të ri, pasi kanë përdorur një metodë të re, që ndryshon nga modelet e zakonshme matematikore. Ata kanë bërë studime mbi një problem ekonomik që është gjithmonë i rëndësishëm për njerëzit dhe që nuk është zgjidhur, madje është në përkeqësim në disa rajone të botës. Ky problem jetik quhet mosbarazia dhe varfëria.

Zakonisht, ekonomistët janë konsideruar si njerëz ‘pa shpirt’, që fokusohen vetëm te treguesit dhe shifrat financiare dhe është menduar se në shumë raste, këshillat e tyre për rritjen ekonomike nuk kanë efektet e duhura.

Këtë herë, në çmim është theksuar që ekonomistët duhet të fokusohen te një dukuri praktike, që në këtë rast është si të balancohet efektiviteti dhe barazia.

Atëherë, çfarë do të thotë mosbarazi e pasurive? Fatkeqësisht, kjo do të thotë mosbarazi e shëndetit. Shifrat tregojnë që jetëgjatësia e parashikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në rënie. Në periudhën 1980-2010, 20 për qind e njerëzve më të pasur kanë jetuar më të gjatë, ndërsa 20 për qind e më të varfërve kanë pësuar rënien e jetëgjatësisë. E habitshmja është që hendeku i jetëgjatësisë mes vajzave e grave të varfra dhe atyre të pasura është zgjeruar nga 3.9 vjet në 13.6 vjet.

Ndër pesë vendet më të pasura, niveli mesatar i vdekshmërisë foshnjore është 0.4 për qind, ndërsa në pesë vendet më të varfra ky nivel është 20 për qind. Sipas studimeve, në vendet e varfra, i ashtuquajturi elasticitet i vdekshmërisë është 6 për qind, çka do të thotë që me uljen 1 për qind të të ardhurave, vdekshmëria e foshnjave do të rritet me 6 për qind.

Sipas përvojës shumëvjeçare, për zhdukjen e varfërisë, ofrimi drejtpërdrejt i materialeve dhe fondeve, kontrollimi i rritjes së popullsisë, kredidhënia me interes të ulët, madje investimet e drejtpërdrejta ose mbështetja arsimore, nuk kanë efekte të mira. Për zhdukjen e varfërisë, duhet të nisemi nga inkurajimi i një njeriu ose një njësie të vogël, të nisemi nga një çështje ose gjendja konkrete dhe të hartojmë një plan zgjidhjeje në bazë të kësaj gjendjeje konkrete.

Megjithëse vendet e botës kanë pasur përparime të mëdha në pakësimin e varfërisë ekstreme dhe numri i të varfërve ekstremë është ulur në 10 për qine në vitin 2015 nga 11 për qind që ishte në vitin 2013, por vendet me të ardhura të ulëta dhe me trazira politike ende përballen me një nivel të lartë varfërie.

Nga viti 1999 deri në vitin 2015, niveli i varfërisë ekstreme është ulur me 1 pikë përqindjeje në vit, pra nga 36 për qind në 10 për qind. Por fakti është që në Afrikën Nënsahariane, popullsia e varfër është gjithmonë në rritje. Në vitin 2015, popullsia në varfëri ekstreme aty e kaloi nivelin e përgjithshëm të të varfërve ekstremë në të gjitha vendet e tjera dhe deri në vitin 2030, sipas parashikimit më optimist, popullsia e varfër në këtë rajon ende do të mbetet mbi 10 për qind.

Kjo tregon që këshillat dhe sugjerimet nga ekonomistët nuk funksionojnë në Afrikën Nënsahariane dhe në zonat e varfra të shumë vendeve. Ku është problemi? Ky është një frymëzim nga Çmimi Nobel. Ndoshta është metoda që përdoret në këtë fushë. Në fakt, ky është problemi më i diskutuar në makroekonomi. Metodat kryesore dhe mjetet e zakonshme të balancimit janë tani në dyshim dhe kritikohen se nuk zgjidhin varfërinë reale.

Kjo ndoshta është rëndësia e Çmimit Nobel për Ekonomi të sivjetshëm. Për studimet mbi varfërinë dhe zhvillimin ekonomik, nuk duhet të bëhen llogari matematike në tavolinën e zyrës ose në tabelën e zezë, por duhet shkuar në lagjet e varfra, sepse atje mund të kuptojmë që një pako vitaminash është më rëndësishme se një artikull ekonomik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prandaj, studimet ekonomike duhet të jenë ‘më të ngrohta’. Ky është një frymëzim nga çmimi për shoqërinë tonë reale.

Tre ekonomistë promovojnë modelin e testimit me kontroll të rastësishëm. Ideja e tyre është që të gërshetohen çështjet ekonomike me metodat e testimit në fizikë, kimi dhe biologji. Siç bëhet testimi i një ilaçi, ata bëjnë herë pas here testime praktike, derisa teoria e tyre të vërtetohet dhe të përhapet më tej.

Kjo është një metodë tipike ‘nga poshtë-lart’. Ndryshe nga metoda tradicionale ‘nga lart-poshtë’, kjo metodë zakonisht nuk është e kopjueshme dhe e integrueshme. Por kjo nuk është një gjë e keqe, sepse metodat kryesore janë fokusuar tek efektiviteti dhe nuk i kushtojnë vëmendje barazisë, madje e kanë shtuar varfërinë. Ndërsa me këtë metodë të re, mund të realizohet mbështetja për të varfëritë me saktësi. Mund të kuptojmë rëndësinë e Çmimit Nobel për Ekonomi: metodat tradicionale ‘nga lart-poshtë’ zgjidhin 90 për qind të problemeve dhe kjo metodë e re zgjidh 10 përqindëshin e mbetur. /Gazeta Ekonomia/