Search

Gara ruso-amerikane për kontrollin e mendjes

Që nga 1917 e deri më 2003, sovjetikët kanë investuar rreth një miliard dollarë për të zhvilluar armë të kontrollit të mendjes, duke konkurruar kështu me programe të ngjashme të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara, thuhet në raportin e Serge Kernbachit nga Qendra për Robotikë të Avancuar dhe Shkencë të Mjedisit në Shtutgart.

Hulumtimi është bazuar në revistat teknike ruse dhe dokumentet e publikuara së fundmi që tregojnë se Bashkimi Sovjetik ka përdorur metoda të caktuara për të manipuluar trurin e njeriut.

Në programin ‘Psikotronika’, sovjetikët kanë studiuar se si ‘energjia e njeriut’ mund të ndikojë në objekte të tjera dhe se si se ajo energji mund të prodhohet në mënyrë të pavarur nga njerëzit me pajisjen ‘Cerpan’, të cilën e kanë zhvilluar dhe e cila ka krijuar e ruajtur rrezatimin elektromagnetik. Ajo energji është përdorur për të ndikuar tek objektet tjera.

“Nëse gjeneratori ndërtohet ashtu si duhet, mund të grumbullojë bioenergji nga të gjitha gjallesat – kafshë, bimë, njerëz dhe pastaj ta lëshojë atë”, shkruhet në artikull.

Programi psikotronik, i njohur në SHBA si ‘Parapsikologjia’, përfshinë kërkimet e pazakonta të kontrollit te mendjes dhe ndikimin në distancë.

Programi sovjetik i psikotronikës është i ngjashëm me programin kontrovers amerikan ‘MKULtra’, të cilën e ka zhvilluar dhe aplikuar CIA për 20 vite e që së voni është dramatizuar në filmin ‘The Men Who Stare at Goats’.

Shkencëtarët në atë program kanë hulumtuar mundësinë e manipulimit të funksionit të trurit, duke ndryshuar mendjen e njeriut me anë të valëve elektromagnetike, gjë që çoi në zhvillimin e armëve psikotronike.

Artikulli nuk përmend rezultatet, as nuk flet nëse janë vazhduar programet e tilla në SHBA dhe Rusi. Por, gjasat janë që po, sidomos kur dihet se Presidenti rus, Vladimir Putin, vitin e kaluar ka përmendur armët e së ardhmes. /Explorer Univers