Search

Gentian Krasniqi, eksperti i sigurisë që i duhet Dragashit

Njihet si fryma e re e politikës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Dragash. Si ekspert i sigurisë, ai ka dhënë kontribut të madh në hartimin e hulumtimeve dhe raporteve të sigurisë.

Është ky Gentian Krasniqi, i cili zyrtarisht garon për të fituar një vend në Kuvendin Komunal të Dragashit, i cili beson se do të konfirmohet me 22 tetor.

I diplomuar në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës dhe në Shkencat e Sigurisë në Kolegjin ISPE, Gentiani është aktiv në jetën e hulumtimeve rreth çështjeve të sigurisë së vendit, duke u angazhuar në ‘Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë’ (SPRC).

Gentiani tani është në garë për kuvendarë në Kuvendin të Dragashit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), numri i tij është 2. Ai konsideron se prezenca e tij në Kuvendin e Dragashit, i jep hapësirë që të ngrisë zërin për secilën dukuri që e brengos qytetarin e Komunës së Dragashit. Ai do të jetë një zë i fort për rininë e Dragashit sidomos për të rinjtë/rejat e diplomuar duke gjetur hapësirë për punësimin dhe zhvillimin e tyre.